Futboll La Liga Sport

Ikona e Barcelonës, Xavi: Unë shoh zero shanse, që Neymar të kthehet te Barcelona

Një nga ikonat e Barcelonës së madhe, Xavi, beson se nuk ka shanse që Neymar të ribashkohet me kampionët e La Liga-s në të ardhmen e afërt. Ylli brazilian është në sezonin e tij të dytë te PSG, pas largimit nga “Camp Nou”, verën e vitit 2017, por 26-vjeçari është i lidhur tashmë me një kthim te Barça.

Kapiteni i Brazilit njoftohet se u takua me Andre Cury, një këshilltar i Barçës në drejtim të merkatos, gjatë pushimit ndërkombëtar. Por, Xavi, i cili fitoi tetë tituj të La Liga-s dhe katër Liga Kampionesh me Barçën, hodhi poshtë çdo sugjerim se Neymar mund të përfundojë me kthim në klubin e tij të mëparshëm.

Unë nuk e shoh, nuk e shoh një mundësi të tillë. Mendoj se nuk është mirë, nuk e shoh të realizohet kjo në asnjë mënyrë, – tha Xavi për “Cadena SER”. Kam lexuar shumë në shtyp, sepse jam i përditësuar me çdo gjë të futbollit, por shoh zero shanse që Neymar mund të kthehet te Barcelona”.

Neymar ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje për PSG këtë sezon, duke pasur një tjetër “fushatë pjellore” me kampionët e Ligue 1. Xavi vlerësoi aftësinë e ish-yllit të Santos-it dhe beson se Neymar mund të arrijë nivelin e njëjtë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo:Nëse ai është i pjekur dhe punon, do të jetë i përafërt me Cristiano dhe Messin. Ai mund të jetë vendimtar, por kjo varet prej tij”.

Related posts

YLLI I SERIE A NUK PRANON RINOVIMIN E KONTRATËS/ Presidenti i klubit: Nuk pranoi të bëhej futbollisti më i paguar

Delo.autor

REVOLUCION TEK MILAN/ Ja kush do të jetë roli i Rangnick tek “Kuqezinjtë”!

Delo.autor

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

Isa.Autor

Leave a Comment