Futboll Seria A Sport

ELEMENTË JETIK/ Milan “peshkon” te Atletico Madrid, ofron 2 milion euro për Godinin

Monitorimi i tij vijon paralelisht me bisedimet me Çelsin për njërin mes Geri Kehill dhe Andreas Kristensenit, por kuqezinjtë duken të vendosur për Diego Godinin. Aktualisht, uruguaiani është duke u riaftësuar nga një dëmtim, çka po mban pezull bisedimet e tij me Atletikon e Madridit për rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi ka një akord deri në fund të sezonit me “Los Colchoneros”, por pavarësisht rëndësisë së tij brenda skuadrës së Simones, akordi për zgjatjen e qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll po vonon të gjendet. Nga kjo situatë po tenton të përfitojë Milani, me drejtorin Leonardo që ka bërë më shumë se një bisedë për 33- vjeçarin. Braziliani është gati t’i ofrojë Atletikos 2 milionë euro për të lënë të ri kapitenin, që te kuqezinjtë do të sillte përvojë me shumicë, por edhe një alternativë në mbrojtje ku ka shumë të dëmtuar, elementë jetikë këto për një skuadër me moshë të re si ajo që ka në dispozicion Xhenaro Gatuzo.

Related posts

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ “Vlonjatët” synojnë fitoren për të dalë nga kriza (FORMACINET ZYRTARE)

Delo.autor

KOREOGRAFIA SIMBOLIKE/ Tifozët gjermanë rrëzojnë pas 30 vjetësh “Murin e Berlinit”

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Gakpo, sulmuesi Depay ndëshkon Malin e Zi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment