Futboll Seria A Sport

“SFIDA E VËSHTIRË”/ Ancelotti: Le të mendojmë për transfertën kundër Atalantës

Carlo Ancelotti pretendon se transferta e Napolit ndaj Atalanta në Seria A do të jetë më e vështirë se ndeshja e tij me Liverpool-in, në Ligën e Kampionëve, një finale për t’u kualifikuar në Grupin C. “Ne duhet të shkojmë atje me guxim, për të luajtur fort, – tha Ancelotti lidhur me udhëtimin në “Anfield”.

– Tani le të mendojmë për transfertën në Bergamo, e cila është më e vështirë se ajo ndaj Liverpool-it. Sa i takon ndeshjes me Crvena Zvezda, jam i kënaqur. Ne kemi luajtur me intensitet të madh për 60 minuta, pastaj kemi pasur një rënie fiziologjike, e cila ishte e pashmangshme.

Goli i kundërshtarit mund të ishte shmangur, por nuk mund të bëjmë matematikë, kur shkojmë të luajmë në Liverpool. Ne i kemi treguar cilësitë tona, kemi një avantazh, që na bën krenar, po udhëheqim grupin më të vështirë të Ligës së Kampionëve”.

Related posts

BELGJIKË-FRANCË/ Pritet një sfidë mjaft e fortë dhe e hapur nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Atletico Madrid s’dorëzohet, mban hapur kampionatin

Q.Autor

“JENI TË MËSUAR ME CIRK”/ Panucci largohet me një akuzë të rëndë

Delo.autor

Leave a Comment