Futboll Sport

“E DHIMBSHME SHUHET EKIPI”/ Autobusi bie në greminë, humbin jetën 6 futbollistë dhe shoferi

Të paktën shtatë persona, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën të dielën në Peru pas një aksidenti të rëndë rrugor, në të cilin autobusi i tyre ka rënë në një greminë shkëmbore. Sipas Ministrisë së Brendshme peruane, gjashtë futbollistë të moshës 11-14 vjeç të ekipit U-15 të provincës Rodrigez de Mendoza humbën jetën.

Autobuzi

Autobusi ishte duke e transportuar skuadrën në kryeqytetin e departamentit të Amazonas, Çaçapojas, ku do të zhvillohej një turne rajonal. Edhe shoferi i autobusit ka humbur jetën në aksident. Burime të policisë bënë me dije se nëntë persona të tjerë janë të plagosur rëndë: 7 futbollistë dhe një burrë dhe një grua, të cilët po shoqëronin skuadrën.

dsds

Për momentin nuk dihen ende shkaqet përse autobusi me 35 pasagjerë u rrëzua në një humnerë rreth 90 metra të thellë në zonën e Rondonit, 1.200 km në verilindje të kryeqytetit Lima. Turneu në të cilin skuadrat U-15 të Amazonas do të merrnin pjesë u anulua në shenjë zie.

Related posts

PAS DISFATËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Starova: Kemi hyrë në krizë golash dhe pikësh, objektivi…

Delo.autor

Low pritet të zëvendësojë Zidanin tek Reali, tranieri Gjerman kërkon të sjell në “Bernabeu” Kimmichun dhe Alaban.

Sadik.Autor

NAPOLI I PAFAT/ Magjia e Di Maria shpëton PSG-në, Liverpool merr kreun me “poker”

Isa.Autor

Leave a Comment