Futboll Kosova Sport

“FËMIJËT E TMERRSHËM” të Kosovës, priten edhe dy përforcime “BIG”

Kosova është në ëndërr dhe askush nuk mund ta zgjojë: triumfi në Nations League ka përmasa historike, në shumë drejtime, sepse në pak vite është bërë një punë kolosale dhe është ndërtuar një skuadër e jashtëzakonshme.

Mosha mesatare është poshtë 23 vjeç, në çdo repart ka 2 apo 3 lojtarë të rinj, që luajnë të gjithë rregullisht në klubet përkatës në kampionate serioze, federata është e organizuar dhe punon me intensitet prej vitesh, ndërsa trajneri Bernard Challandes është zgjedhja e duhur, për të gjetur ekuilibrat mes euforisë ballkanase dhe gjakftohtësisë zvicerane.

Ecuria e shkëlqyer në Nations League është veç hapi i parë, tashmë e kanë radhën kualifikueset e Europianit, para fazës finale në Nations League, me sfidën kundër Maqedonisë në mars 2020 dhe një finale të mundshme për kualifikim në Europian.

Skuadra aktuale është fantastike, por në Kosovë nuk flenë. Së shpejti pritet të marrin lejen edhe dy lojtarë të klasit të lartë: Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku.

Mbrojtësi i djathtë i Huddersfield në Angli ka pasaportë zvicerane dhe ka luajtur edhe një ndeshje miqësore për Zvicrën, por e sheh qartë se nuk është i rëndësishëm për vendlindjen dhe dëshiron të luajë për vendin e të parëve të vet.

Ndërkaq, Loret Sadiku është një telenovelë që zgjat prej shumë vitesh dhe para pak ditësh refuzoi Shqipërinë, edhe pse nga trajneri Panuçi u maskua sikur kishte dëmtim apo donte kohë të mendohej. E vërteta është se Sadiku dëshiron të luajë veç për Kosovën dhe ka probleme me FIFA-n, për shkak se kohë më parë la Suedinë për Shqipërinë, pa debutuar kurrë në ndeshje zyrtare me ne dhe duke u ndarë keq. Tashmë FIFA ka marrë kërkesën e radhës dhe Sadiku e shumë gjasa do të marrë lejen për të përfaqësuar Kosovën.

Related posts

U BULLIZUA NË RRJETET SOCIALE/ Shikoni reagimin e tifozit kur takon Neymar (VIDEO)

Delo.autor

LA LIGA/ Depay nuk mjafton, Barcelona ndan PIKËT me Bilbaon

F.autor

OFERTA E MILANIT PËR ARMANDO BROJËN/ Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

F.autor

Leave a Comment