Futboll Sport

FINALJA E KRAMER ME GJERMANINË/ “Errësirë për 15 minuta, kujtoja se Argjentina ishte në avantazh!”

Kristof Kramer është një nga Kampionët e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, pavarësisht se ai mbahet mend për dëmtimin e pësuar në finale, duke humbur kujtesën dhe mos mbajtur mend asgjë. 27-vjeçari. i cili luan me ekipin e Gladbahut, i është rikthyer dhe njëherë episodit të ndodhur në mitikun “Maracana” të Brazilit. Ishte 13 korriku i vitit 2014 dhe Gjermania fitonte në shtesa përballë Argjentinës me Mario Gëcen, i cili i dhuroi Kupën e katërt të Botës Gjermanisë dhe tifozëve të saj.

Një dëmtim i Sami Kedirës bëri që trajneri Lëv t’i besonte Kramerit një post në finalen e madhe. Gjithçka u mor vesh vetëm pak orë përpara fillimit të betejës, gjatë së cilës gjermani u përplas me mbrojtësin Garai, duke humbur kujtesën dhe vazhdimin e ndeshjes. Ai u zëvendësua pa mbaruar pjesa e parë, ndërsa e paharrueshme mbetet skena e ndodhur me arbitrin Ricoli, kur lojtari e pyeti italianin se çfarë ndeshje po luhej… !

Garai nuk më kërkuar kurrë ndjesë, po ku i dihet, ndoshta e ka bërë dhe e kam harruar”, është shprehur disa herë duke buzëqeshur Kramer.

Related posts

KA PËRJETUAR NJË “MAL” ME PROBLEME/ Klubi i Paok merr vendim për të ardhmen e Kaces

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City kalon në avantazh ndaj Leicester, ja autori i golit

Q.Autor

ARRIHET AKORDI/ Inter i bën nder Milanit, Lampard konfirmon transferimin zikaltër

Delo.autor

Leave a Comment