Futboll Seria A Sport

SKRINIAR DREJTUAR MEDIAVE/ “Vlej €140 mln? Vëmendja ime nuk është te kontrata e re…!”

 Mbrojtësi i Inter, Milan Skriniar falë performancës së tij fantastike ka fituar në etiektën e merkatos një çmim që raportohet se kalon 100 milionë euro, por vetë futbollisti duket se nuk mendon aspak për këtë gjë, të paktën sikurse ai vetë deklaroi për “Inter TV”.

“Vlera ime 140 milionë euro? E kam thënë më parë dhe e përsëris, unë nuk mendoj për çmimin tim, dhe as për aludimet e merkatos. Dua vetëm të përqendrohem te puna që duhet të bëj, që konsiston te mbrojtja e mirë në fushë. Inter? Kemi punuar fuqishëm dhe jemi stërvitur çdo tre ditë. Këtu ka qenë vëmendja ime dhe jo te kontrata e re. San Siro? E dashuroj kur marr duartrokitjet e publikut pasi bëj diçka të mirë. De Vrij? Kemi bërë mirë bashkë dhe kuptohemi në mënyrë fantastike, sikurse ka kombinuar mirë edhe me Miranda”, deklaroi Skriniar.

Related posts

Rubin Hebaj drejt Belgjikës, e kërkon klubi i S.V. Zulte Waregem

Sadik.Autor

“Armiku” i thur elozhe HYSAJT: Është titullar i padiskutueshëm te Napoli i Ancelottit

Isa.Autor

KURSET PËR PËRGATITËSIT ATLETIKË/ Arrigo Saki mesazh për futbollin shqiptar: Është e rëndësishme për të ardhmem tuaj që…

Delo.autor

Leave a Comment