Futboll Shqipëri Sport

FITORE KARAKTERI/ Skënderbeu ia del në frymën e fundit, Bregu ndëshkon Flamurtarin

Janë dashur 89 minuta, por Skënderbeu ia ka dalë. Pikërisht atëherë kur arbitri po përgatitej që të akordonte kohën shtesë, ka ardhur edhe rrjeta e vlonjatit Dejvi Bregu, që ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, Flamurtarin. Një gol me peshë dhe 3 pikë tepër të rëndësishme, për të ndjekur Partizanin kryesues, që mundi Laçin.

Pas humbjes me kurbinasit, djemtë e Orges Shehit kthehen te suksesi, ndërsa Flamurtari i Ilir Dajës bie pas pesë ndeshjesh radhazi. Ka qenë një sfidë e bllokuar ajo në Korçë, ku sigurisht vendasit ishin më kërkues, sidomos me Bregun, më i miri për bardhekuqtë. Megjithatë, Flamurtari ka pretenduar për një 11-të metërsh, por sidomos pa ti anullohej një gol Bushiçit.

Ishte Batha goditi ai që goditi me kokë, por Teqja e ndali topin, duke e rikthyer në lojë. Sulmuesi Bushiç arriti që ta kontrollonte dhe të shënonte, por anësori sinjalizoi pozicion jashtë loje. Rast i diskutueshëm ky. Në pjesën e parë Dita dhe Bregu vunë në vështirësi Koliçin, ndërsa i vetmi rast për miqtë u shënua me Veliun, goditja e të cilit me kokë nuk ishte aspak e mirë.

Në pjesën e dytë, vendasit rritën presionin, por goli erdhi vetëm në fund, pikërisht nga ai, lojtari që po bën diferencën, Dejvi Bregu.

Related posts

Dortmund “ngec” në shtëpi, mbyllet pa gola kundër Wolfsburg

Q.Autor

ÇMIMI “PUSKAS”/ Njëri më spektakolar se tjetri, FIFA publikon kandidatët për golin më të bukur (VIDEO)

Delo.autor

TRAGJIKE NË “WRESTLING”/ Ylli i mundjes vdes gjatë përballjes në ring (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment