Futboll La Liga Sport

FITORJA E REAL MADRID/ Vinicius JR protagonist në fitoren e vështirë të Real Madridit ndaj Valladolidit

Real Madridi e ka rigjetur rrugën e fitores pas plot pesë ndeshjeve pa fitore në La Liga, pasi e mundi 2-0 Valladolidin të shtunën pasdite në një ndeshje që talenti i ri brazilian Junior Vinicius qe protagonist.

Real Madridi vinte nga tri humbje rresht dhe pesë ndeshje pa fitore në ligë, përfshirë turpërimin nga Barcelona që e dërgoi Julen Lopeteguin në shtëpi dhe e promovoi Santiago Solarin në stol përkohësisht.

Solari ia doli ta rikthejë Realin te fitorja pasi të përzgjedhurit e tij e mposhtën me shumë vështirësi Valladolidin, me Vinicius që u fut në 15 minutat e fundit të takimit dhe e ndihmoi skuadrën ta zhbllokojë rezultatin, raporton Gazeta Express.

Madridi nuk ia arriti të gjej golin e epërsisë në pjesën e parë, përkundër rasteve dhe dominimit, me mysafirët që nuk patën asnjë goditje në kornizën e portës.

Trajneri i përkohshëm i Madridit Solari vendosi t’ia besojë çerekun e fundit të takimit talentit të ri Junior Vinicus duke e sjellë në lojë në vend të Marcos Asensios.

Braziliani ia shpagoi besimin trajnerit të vet duke kryer pothuajse të gjithë punën te goli i epërsisë për Real Madridin.

Ai mori një top nga krahu i majtë dhe depërtoi në zonë dhe bëri një harkim nga i cili Kiko shënoi në portën e vet.

Rreth pesë minuta më vonë, Karim Benzema fitoi penallti, të cilën në gol e konvertoi kapiteni Sergio Ramos.

Tani, Reali ngjitet në pozitën e gjashtë me 17 pikë, katër më pak se lideri Barcelona, që ka një lojë më pak të zhvilluar.

Related posts

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën midis Leicester City dhe Chelsea

Q.Autor

GUARDIOLA DREJT LARGIMIT/ Revolucioni tek Kampionët e Anglisës nis me trajnerin e madh, ja kandidati i parë…

Delo.autor

Jade dhe Taylor, dy motrat Mega festojnë për Juven (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment