Formula 1 Sport

MERCEDES SE LËSHON KAMPIONIN E BOTËS/ Plan për një kontratë të përjetshme me Hamilton

Lewis Hamilton fitoi këtë vit titullin e pestë kampion në karrierën e tij, duke marrë maksimumin nga makina Mercedes, një dyshe që prej vitesh po shkëlqen në Formula 1. Piloti britanik ka fituar me makinën gjermane 4 nga 5 titujt kampionë, që kur u largua nga McLaren në vitin 2012.

Shefi i Mercedes, Toto Wolff, tha: “Për sa kohë ne i ofrojmë një makinë kompetitive, që i jep mundësi të fitojë titujt kampionë dhe për sa kohë Lewis piloton ashtu si ka dëshirë, kjo marrëdhënie mes nesh mund të vazhdojë përgjithnjë”.

Kontrata aktuale e Hamilton me Mercedes skadon në vitin 2020, por me ndryshimet që pritet të ndodhin në Formula 1 në vitin 2021, gjërat mund të ndryshojnë. Vetë piloti britanik ka thënë se në të ardhmen mund të pilotojë edhe një makinë tjetër, i tërhequr nga ideja për të pilotuar makinën Ferrari.

Për momentin e shoh të vështirë veten time duke pilotuar një makinë tjetër. Kjo është familja ime, jam rritur këtu. Për momentin nuk kam asnjë plan për të ardhmen, por asnjëherë nuk dihet. Nuk mohoj asnjë opsion për të ardhmen time”, tha Hamilton pas garës së Meksikës.

Related posts

DUAN TITULLIN PAS 29 VITESH/ Shaqiri: Konkurrenca i bën mirë lojtarëve

Isa.Autor

REAGON Skënderbeu: Partizani mbrohet nga politika, “demat” shkaktojnë gjithmonë…

Isa.Autor

CARDIFF-CHELSEA/ Sarri synon fitoren për tiu afruar vendit të katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment