Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA “LUKAKU”/ Ja e vërteta me Mançester Junajtid për borxhin e pashlyer të transferimit të belgut

Pas lajmit të parë të përcjellë nga “Corriere dello Sport” lidhur me një kërkesë të Mançester Junajtidit, për njërin mes Shkriniarit dhe Lautaros, të kërkuar Interit për të shlyer borxhin lidhur me transferimin e Romelu Lukakut, “Repubblica” ka thelluar argumentin duke u përpjekur të qartësojë situatën.

Lukaku Inter
Interi i detyrohej 1,9 milionë euro bonuse Mançester Junajtidit në fundin e sezonit të kaluar. Pas pandemisë, dy klubet kanë negociuar sërish kohët e pagesës, me skadencën e azhurnuar në korrikun e vitit 2021. E megjithatë, klubi zikaltër duke nisur që nga janari i kaluar ka paguar sa i është detyruar. Drejtuesit interistë, pavarësisht krizës së fondeve që ka prekur “Suning”-un, është angazhuar në fakt në respektimin e skadencës për pagesat lidhur me kartonët e lojtarëve.

Pra, grupi kinez po respekton pagesat pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të imponuar nga limitimet e shpenzimeve nga qeveria kineze.

PAGAT – Duke qëndruar te situata ekonomike, më 31 mars do të nisen verifikimet e UEFA-s, që u imponojnë klubeve të mos kenë detyrime të prapambetura në pagat për kuotat mbi 15% në totalin e pagave, siç ka informuar gjithmonë ‘Reppublica’.Si dhe detyron klubet të respektojnë skadencat e pagesave për kartonët e lojtarëve.

Tek Interi është gjetur një akord për shlyerjen e rrogave të janarit brenda datës 15 të këtij muaji. Kushdo që ka vonesa mund të mos marrë pjesë në Kupat Europiane. Klubi zikaltër ka një tavolinë të hapur me Realin e Madridit edhe për pagesën e kartonit të Ashraf Hakimit, me këstin e parë prej 10 milionë eurosh që do të mbulohet brenda fundit të muajit.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus vazhdon me afrimet në merkato, transferon talentin e Manchester Cityt…

Delo.autor

E ARDHMJA E MESSIT NË AJËR/ Nuk ka vend për… kontratën

Delo.autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Nuk ndalen hetimet, avokati kërkon arrestimin e katër personave

Delo.autor

Leave a Comment