Futboll La Liga Sport

BARCELONA RREZIKON TITULLIN/ Suarez “shpërthen” pas barazimit: Pyesni trajnerin për rezultatet!

Megjithëse bëri gjithçka për t’i siguruar fitoren Barcelonës, Luis Suarez nuk mundi të shënonte golin e tretë të sigurisë kundër Selta Vigos, e cila arriti t’i rrëmbente një pikë të çmuar në fund të takimit.
suarez
Pasi ndeshjes, ku Suarez realizoi dopietë, sulmuesi uruguajan ia hodhi përgjegjësinë e lënies së pikëve në ndeshjet jashtë Barcelonës trajnerit të tij Kike Setien dhe stafit teknik të Barcelonës.
setien4
“Për këtë çështje duhet të pyesni trajnerin me stafin teknik. Ata i analizojnë këto situate. Nuk kemi humbur në të kaluarën pikë në fushat kundërshtare. Ndjesia është negative pas këtij barazimi sepse lamë dy pikë të rëndësishme dhe tani duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe Reali të gabojë. Është një ndjesi zhgënjyese”, deklaroi Suarez pas ndeshjes.

Reali tani ka mundësinë të shkëputet me tre pikë nga Barcelona nëse fiton ndaj Espanjolit të vendit të fundit.

Related posts

TRAGJEDIA E KOBE BRYANT/ Familjet e viktimave ngrenë padi kundër kompanisë së helikopterëve

Delo.autor

Vendimi i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, “tërbohen” mediat serbe

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT PA TIFOZË/ Partizani ndien presionin, klubi bën lëvizjen “strategjike”…

Delo.autor

Leave a Comment