Futboll Shqipëri Sport

Formacionet zyrtare: Luftëtari me “përforcime”, Memelli e nis me risi

Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit do të hapë siparin e ditës së sotme të ndeshjeve të Superiores. Takimi do të luhet prej orës 14:00 në qytetin e gurtë, ndërsa trajnerët kanë bërë me dije dhe formacionet që do të përballojnë 90 minutat e ndeshjes.

Vendasit kanë rikuperuar në kohë mbrojtësin Jackson. Ky i fundit ishte i dëmtuar dhe ishte në dyshim për ndeshjen e sotme. Tekniku Mezani e ka hedhur në fushën e lojës nga minuta e parë. Luftëtari duhet të fitojë për të vazhduar largimin nga zona e ftohtë e renditjes.

Nga krahu tjetër, Migen Memolli do të debutojë në krye të Laçit. Ai nuk ka ndryshuar shumë nga formacioni i Mërgjyshit, vetëm se ka rikthyer Xhixhën nga minuta e parë. I riu ishte i dënuar në takimin kundër Kukësit, pasi u ndëshkua me të kuqe ndaj Teutës.

Formacionet zyrtare

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Jackson, Ramadani, Rapa, Rroca, Radovic, Milosavljev, Shkurtaj
Trajner: Gentian Mezani

Laçi: Selmani, Frangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski
Trajner: Migen Memelli.

Related posts

SPEKATAKOLAR/ George Haxhi zbulon talentin e radhës, shihni perlën e 19-vjeçarit rumun (VIDEO)

Isa.Autor

Tite kundër VAR: Brazili nuk do mëshirë…

Sadik.Autor

Në “ashensorin” e Botërorit, ja dështimet dhe zbulimet e “Rusia 2018” (EMRAT)

Isa.Autor

Leave a Comment