Futboll La Liga Sport

“DRIDHET INTERI”/ Ja kur do të rikthehet në fushë MESSI, pritet të udhëtojë në MILANO

Vetëm dy javë pasi e theu krahun e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sevillas, ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, mund të kthehet në mesjavë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në San Siro.
Gjenda e krahut të tij është duke u përmirësuar me shpejtësi të madhe dhe edhe nëse nuk arrin të luajë në ndeshjen kundër italianëve, ai pritet të kthehet kundër Real Betisit.

Mirëpo Marca e ka konfirmuar se Messi do të udhëtojë në Milano me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës. Pritet që trajneri Ernesto Valverde do t’i marrë 19 lojtarë në San Siro, dhe nëse argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm atëherë Valverde do ta zgjedhje lojtarin tjetër shtesë.

Tri fitoret nga tri ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kampionëve i kanë dhënë hapësirë katalonasve dhe Valverde do ta marrë vendimin për Messin pasi të bisedojë me të dhe me stafin mjekësor.

Trajneri e di se Leo dëshiron të luajë çdo ndeshje, por ai nuk është i gatshëm të rrezikojë.

Related posts

NË LUFTË ME KOHËN/ Ja kur pritet të vendoset nëse CR7 luan ndaj Messit ose jo…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Kamza: Cungu godet sërish. Rroca shënon të tretin, 3 minuta pasi erdhi nga stoli

Delo.autor

PLASIN MEMET PËR “TOPIN E ARTË”/ RONALDO ia PLAS TË QARËS, MODRIC falenderon INTERISTAT dhe…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment