Futboll Seria A Sport

Futboll në qytetin “pa diell”/ Aty ku tymuesit nuk janë… koreografi (FOTO+VIDEO)

Ku ka jetë dhe frymë, ka edhe… futboll. Jo më kot, konsiderohet sporti më popullor në planet. Bota është e përbërë nga shumë kombësi, kultura, zakone, gjuhë, por edhe tradita e besime fetare.

Ajo që i bashkon është mënyra për t’u argëtuar, zbavitur dhe për të rendur pas një topi. Sigurisht, diferenca, më pas, përbëhet nga zhvillimi ekonomik.

Në hartën e globit, ka vende të kushtëzuara nga temperaturat, moti, por edhe kushtet e tjera. Por, topi nuk ndalon. Dhe, nëse luhet në Groenlandë, apo ishuj shumë të vegjël, atëherë pse të mos luhet edhe në Mongoli?!

Jemi në Azinë Lindore. Zemra e atij territori të dendur ku u pozicionua edhe Perandoria Mongole nën shpatën e Gengis Khan dhe e pasuruar nga Kublai Khan. Toka që gjejnë rrënjë në historinë mijëvjeçare të populluar nga luftëtarë të pathyeshëm. Vende misterioze dhe horizonte të pafundme.

Heronjtë dhe luftëtarët legjendarë, Gengis Khan dhe Kublai Khan. Ushtria e tyre. Gjithçka një vepër e mrekullueshme

Shkretëtira e papërshkrueshme e Gobit, aty ku syri e humbet horizontin dhe toka bashkohet me qiellin pa një kufi të saktë. Për shekuj me radhë, popujt shtegtarë kanë kaluar në këto fusha, duke ndjekur stinët mes temperaturave +40 gradë celcius te -40 gradë celcius, me një objektiv: të mbijetojnë.

Kryeqyteti i ndotur, Ulan Bator

Qendra kryesore është kryeqyteti Ulan Bator (Улаанбаатар).  Emër që personifikon Heroin e Kuq, ose çliruesin kombëtar, Damdin Suhbaatar. Qytet prej më shumë se 1,3 milionë banorësh, 1350 metra mbi nivelin e detit në zonën jugore të vendit, në fushën e lumit Tuul në këmbët e malit Bogd Khan Uul.

Eshtë qendra nevralgjike më e zhvilluar e rrjetit rrugor dhe sidomos atij hekurudhuor, transmongolian, që lidhet me hekurudhën veriore transiberiane (Ulan-Ude, në Rusi) me jugun rrjetit qendror kinez (Zhining, Kina).

Kushtet atmosferike jane të tmerrshme dhe shkojnë deri -40 gradë celcius

Poli unik i referimit në nivel kulturor dhe financiar, por edhe udhëheqës, qendra më e madhe industriale e shtetit. Kryeqyteti ka asistuar me një fenomen të urbanizimit në dekadat e fundit për shkak të industrializimit ndonjëherë të diskriminuar që ka sjellë krijimin e shumë distrikteve ekstraurbane ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë.

Një periferi në shtëpi druri dhe çadra të karakterizuara nga varfëria e përhapur. Pra, jashtë janë stepat, ndërsa brenda një nga qytetet më të ndotura në botë për djegien e qymyrit dhe drrurit, që e bëjnë një vend me atmosferë ferri, sidomos gjatë dimrit.

Mongolia shtrihet në Azi, në kufi me Rusinë

Një mjegull shumëvjeçare dhe një erë e mprehtë e smogut pushtojnë rrugët, duke errësuar dritën e diellit. Pikërisht këtu ngrihet një stadium unik në llojin e tij. Impianti i skuadrës më të rëndësishme dhe fituese në Mongoli: Erchim FC.

I themeluar në vitin 1948 nga një grup inxhinierësh të centralit elektrik kryesor të Ulan Bator, është bërë pjesë e futbollit profesionist në vitin 1994, si klub në pronësi të TES4 (Centrali Termik nr.4).

Erchim Club, skuadra me e famshme ne Mongoli

Ka fituar dhjetë herë Premier League e Mongolisë dhe në 2017-n ishte klubi i parë mongol që u kualifikua për Champions aziatik, AFC Cup.

Vendndodhja e stadiumit është disa qindra metra nga ai që mund të jetë centrali më i madh i qymyrit në Mongoli, ku janë verifikuar shumë keqfunksionime dhe aksidente të shpeshta. Ndërkohë, impianti gjeneron edhe sot ndotje në nivele të larta. Ajo që të prezantohet përpara syve është një imazh i një filmi post-apokaliptik.

Një fushë futbolli sintetike me 2000 vende, e rrethuar nga mure të vogla betoni dhe tribuna drruri. Në sfond, malet dhe qendra gjigante e centralit që “pështyn” tym vazhdimisht.

Këtu mund të zhytesh në në një shkreti të plotë, midis pluhurit të rrugëve të pashtruara dhe një smogu që ngjitet. Simbol i pangatërrueshëm i Mongolisë që mes kontradiktave kërkon rrugën e modernizmit dhe progresit. Në nivel ekonomik-social, ashtu si edhe futbollistik.

Në nivel klubesh, Premier League Mongole është krijuar në vitin 1996, për të reformuar kompeticionin e krijuar në 1955. Kampionati zhvillohet mes majit dhe tetorit, për shkak të klimës së ashpër. Nga viti 2014, Federata futbollistike mongole i ka dhënë jetë dy kategorive të ulëta për të tentuar zgjerimin e skuadrave pjesëmarrëse.

Dy vite më parë, numri i skuadrave të Premier League është çuar në 10. Janë depozituar më pas shoqatat e 21 provincave dhe po aplikohen disa programe në shkolla në favor të futbollit të të rinjve dhe femrave, si për të zhvilluar lëvizjen në mënyrë globale, ashtu edhe për të marrë frymë më shumë dhe zgjeruar kampionatin.

Jo vetëm kaq, por është arritur edhe akord komercial si ai i vitit 2015 me birrën Khurkhree. Një akord që çoi futbollin mongolez në tv, në transmetimet e ndeshjeve për NTV. Megjithatë, rezulton e vështirë që futbolli të rritet po aq sa mundja, sumo, goditja me hark.

Femijet qe luajne larg tymit dhe ndotjes se qytetit

Sa i përket kombëtares së futbollit të Mongolisë, rezultatet historike janë të ulëta. E krijuar në vitin 1959, nuk ka zhvilluar kurrë një turne ndërkombëtar nga viti 1960 deri në 1998 dhe sot mban vendin e 198-të në renditjen FIFA.

Kombëtarja e vogël është eliminuar nga Timor i Lindjes në turin e parë për Botërorin Rusi 2018.

Problemet janë ende të shumta. Në radhë të parë, dimri i gjatë dhe i ftohtë, që kushton edhe strukturat. Jo vetëm kaq, por shkalla e korrupsionit mbetet e lartë, me 80% e fondeve të FIFA-s që marrin tjetër rrugë dhe vetëm në futboll që nuk investohen.

Kombetarja Mongoliane e Futbollit

Faktorët e rritjes qëndrojnë dhe të bëjnë të shpresosh. Nuk mbetet vetëm se të pritet dita kur një fëmijë i atij brezi luftëtarësh, të uritur nga rënia e Bashkimit Sovjetik, që luan mes rrugëve  me pluhur të Ulan Bator apo në tokat e pafundme të stepave mongole, duke ëndërruar për të arritur vagonat e Transmongolisë drejt stadiumeve të Rusisë dhe Kinës, të bëhet një kampion me famë botërore.

Related posts

SUPER NDESHJE! Manchester City mund pas 7 golash Realin në gjysmëfinalen e parë

F.autor

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Të dyja skuadrat do të përballen deri në fund për trofeun (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KONFIRMON PAS POLEMIKAVE/ Manchester City zbulon të ardhmen e Guardiola, ja klubi gjigant

Delo.autor

Leave a Comment