Futboll Sport

FUTBOLLI ME 10 LOJTARË?!/ Xavi jep mendimin për këtë kategori sporti në të ardhmen

Duke e përshkruar veten si antitezë e Diego Simeone, Xavi Hernandez, ka ardhur me një sugjerim të ri për të riformuar futbollin: të luahet 10 kundër 10. Ish mesfushori i Barcelona-s ka dhënë disa ide sesi ai do të donte të ishte si trajner dhe e sheh ish-ekipin e tij plotësisht të aftë për të fituar sërish “Tripletën”.

“Trajneri përcjell filozofinë në të cilën beson”, tha mesfushori në një intervistë të dhënë për radion katalanase. “Simeone beson se duke mos mbajtur topin mund të jesh dominues në lojë, unë preferoj që skuadra ime të mbajë topin dhe kjo më bënë të ndihem më i qetë.  Ka trajner me mentalitet mbrojtës dhe sulmues, por kur gjërat shkojnë keq duket trajneri i vërtetë”.

Futbolli është bërë më shumë fizik dhe taktik dhe Xavi dëshiron t’i bëjë gjërat të reja dhe argëtuese përsëri. “Është e vështirë të përmirësohesh, është e vështirë të luash kur nuk ka hapësira, është e vështirë të sulmosh me mbrojtje të ngjeshur, veçanërisht kundër Simeone,” vazhdoi ai.

“Në të ardhmen mendoj se mund të luhet me një lojtarë më pak, 10 kundër 10. Është një propozim i guximshëm, por do të ishte më argëtuese”.

Ndërkohë, me Barcelonën që ka gjetur sërish formën e saj, Xavi beson se ekziston mundësia që ata të bëhen ekipi i parë në histori që fiton tri herë “Tripletën”.

“Nuk mund të jetë vetëm një fiksim,” shtoi ai. “Por me lojtarët që ka Valverde, ai ka mundësinë të fitojë tripletën. Ajo që rëndon më shumë është fakti se Real Madrid ka fituar tre Champions League-t e mëparshme. Barcelona nuk mund të bëjë lojën e çrregullt që bën Real Madrid, në kemi fituar sipas një modeli të caktuar loje”.

Related posts

Rikthehet Neymar, gati për finalen e Kupës së Francës

Sadik.Autor

ZBULOHET GODITJA E RADHËS NË MERKATO/ Vllaznia arrin akordin me sulmuesin boshnjak… (VIDEO)

Delo.autor

GODITJE HORROR/ Pamje TË FRIKSHME, lojtari SHKELMON NË KOKË arbitrin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment