Futboll Premier League Sport

HUMBI JETËN NË AKSIDENT AJROR/ Nis ceremonia budiste për varrimin e pronarit të Leicesterit në Tajlandë

BRITANI E MADHE- Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e parë e varrimit të pronarit klubit të futbollit të Leicesterit, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti ajror.

Funerali i Vichai Srivaddhanaprabha filloi me ritualet budiste në një tempull në Bangkok, Tajlandë dhe më pas do të ndiqet nga ceremonitë e recitimit.

Pas shtatë ditëve ceremonisë së recitimit të vargjeve budiste nga murgjit, lojtarët e Leicesterit do të fluturojnë drejt Tajlandës për t’i dhënë lamtumirën e fundit shefit të tyre.

Ndërkohë të gjitha ndeshjet e Premier League këtë fundjavë do të paraprihen nga një heshtje një minutëshe ose nga duartrokitje, ndërsa të gjithë lojtarët do të veshin shirita të zinj.

Vichai humbi jetën pak ditë më parë bashkë me anëtarët e ekuipazhit të tij, pak çaste nga pasi helikopteri u ngrit në ajër pak pas përfundimit të ndeshjes që Leicester luajti kundër Ëest Ham më 27 tetor.

Related posts

PARA DERBIT TË “MADONINËS”/ Rebic: Inter, kemi ndryshuar në janar!

Delo.autor

Pickford pret penalltinë e Baccës, të gjithë anglezët festojnë por JO mesfushori i Tottenham

Isa.Autor

Mbappe 11 vjeç, tenton një gol olimpik. Reagimi i shokut e lë pa fjalë… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment