Futboll La Liga Sport

JEP MESAZHIN E QARTË KAMPIONIT TË BOTËS/ Zidane i vendosur: O sot o kurrë për të luajtur me Real…

Trajneri Zinedine Zidane i ka dërguar një mesazh të qartë kampionit të botës Paul Pogba, duke i thënë se ky është momenti i duhur që ai të vendosë për të lënë Manchester United dhe të transferohet te Real Madrid. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri i Real është gati të paguajë shumën që “djajtë” kërkojnë për mesfushorin francez, për të realizuar këtë transferim.

Prej kohësh përflitet se ky transferim mund të realizohet këtë verë, por ende nuk është konkretizuar asgjë. Skuadra e Manchester United kërkon rreth 120 milionë euro për mesfushorin kampion bote, shifër që Reali është gati ta paguajë.

Duket se arka e Manchester do të mbushet këtë verë, pasi Pogba nuk është i vetmi që kërkon të largohet, por ai mund të jetë shitja më e bujshme e merkatos. Pas deklaratës së dhënë sot nga Zidane tashmë fjala e fundit i mbetet Pogba, që duket se pret mbylljen e sezonit për të shpallur divorcin e tij me “djajtë”.

Related posts

NDIZET DERBI I “MADONINËS”/ Mesfushori Sensi: Ibrahimovic më shumë se frikë!

Delo.autor

KOMENT NGA LOTHAR MATTHAUS/ Po nuk e deshët Sancho-n, i japim ne një pasaportë

Delo.autor

GJITHÇKA E KRYER/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia

F.autor

Leave a Comment