Futboll Premier League Sport

MPOSHTIN KONKURRENCËN/ “Djajtë e Kuq” ofrojnë 150 milionë euro për dy talentet e…

Sipas të përditshmes portugeze “Record”, skuadra e Manchester United ka ofruar 150 milionë euro për dy futbollistë të skuadrës së Benfica. Bëhet fjalë për Ruben Dias, mbrojtësi 22-vjeçar dhe mesfushorin 20-vjeçar Joao Felix.

Për këta dy futbollistë, që aktualisht luajnë në kampionatin portugez, janë interesuar edhe skuadra të tjera “big” në Europë, përfshi edhe Juventus. Për të mposhtur konkurrencën, “djajtë” kanë rritur ndjeshëm ofertën dhe ofrojnë një shumë marramendëse.

Ruben Dias ka luajtur edhe 6 ndeshje me fanellën e kombëtares, një mbrojtës që konsiderohet i pakalueshëm, ndërsa Joao Felix ende nuk ka debutuar me kombëtaren. Manchester United kërkon t’i sjellë të dy këta futbollistë në “Old Trafford”, të cilët i konsideron si yjet e ardhshëm.

Related posts

Martinez prezantohet me gol, Interi e nis sezonin… me “tris” (VIDEO)

Isa.Autor

NUK PO RINOVON ME MILAN/ Drejtuesit “kuqezi” ultimatum Donnarummës. Ja zëvendësuesi i portierit italian…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment