Futboll Seria A Sport

SKANDALI ME BILANCET FALSE/ Gjykata e Apelit merr vendimin për “Triadën” e JUVES

Pas 9 vitesh që nga apelimi i kësaj çështje, Gjykata e Apelit më në fund ka marrë një vendim për të konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë në Torino, duke deklaruar kështu të pafajshëm Luçiano Moxhin, Antonio Xhiraudon dhe Roberto Betegan, tre ish-drejtuesit e Juventusit.

Ata akuzoheshin se kishin falsifikuar bilancet në periudhën 2001-2006, duke fryrë shifrat për blerjen e lojtarëve, me kosto fiktive, ndryshe nga realiteti. Në vitin 2009, Gjykata e kishte shpallut të pafajshme “Triadën” e famshme, por Prokuroria e kishte apeluar këtë çështje, ndërsa vetëm sot, pas plot 9 vitesh, është marrë edhe vendimi përfundimtar.

Mes transferimeve për të cilat klubi bardhezi akuzohej për bilancet false, ishin ato të Zidan apo Mutu, me argumentin se vlera e tyre ishte më e madhe, por këto shkelje nuk u provuan në Gjykatë.

 

Related posts

SULMUESI VRASËS/ Modric: Do të ishte bukur sikur ai të kthehej, nuk është RONALDO

Isa.Autor

KAOS TE UNITED/ Izolohet Ronaldo, detyrohet ta hajë drekën i vetëm

F.autor

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat falë një autogoli

Delo.autor

Leave a Comment