Bundesliga Futboll Sport

GATI TRANSFERTA/ Dortmundi kërkon të blejnë kartonin e mbrojtësit të Realit

Pasi siguroi kartonin e Paco Alcacer nga Barcelona, Borussia Dortmund duket se është e gatshme të nisë bisedimet me Real Madridin për mbrojtësin Achraf Hakimi. 20-vjeçari nga Maroku iu bashkua këtë verë verdhezinjve në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Kampionët e Europës.

Paraqitjet e mira të tij duket se kanë bindur drejtuesit e klubit për të nisur bisedimet me madrilenët në mënyrë që ta blejnë përfundimisht mbrojtësin. Achraf Hakimi mund të luajë në disa pozicione në mbrojtje, qoftë në krahë po ashtu edhe në qendër, ndërsa ai numëron 11 paraqitje gjatë këtij sezoni në “Signal Iduna Park”.

Related posts

LOPETEGUI E KA TË QARTË/ Ja dita kur do shkarkohet nga pankina e Realit

Isa.Autor

“UNË DO TA FITOJ TOPIN E ARTË”/ Balotellit i vjen keq që u largua nga City

F.autor

Shaqiri nuk udhëtoi në Serbi/ Trajneri i Crvena Zvezda: E bëri mirë sepse këtu do e…

Isa.Autor

Leave a Comment