Futboll Seria A Sport

PAS TAMPONËVE TË KRYER/ Dalin përgjigjet e koronavirusit, Interi “shpërbëhet” nga ekipet kombëtare

Pas tamponëve të kryer dje, të gjithë lojtarët e Interit dolën negativë për Covid-19. Vetëm një pjesëtar i klubit rezultoi pozitiv. Sidoqoftë, duke mos qenë as lojtar dhe as anëtar i stafit teknik, ai nuk ndikon në vendimin e Ats (autoritetit shëndetësor italian për pandeminë), që dha dritën jeshile të rifillimit të stërvitjes, si dhe lejoi lojtarët e thirrur nga ekipet e tyre kombëtare për t’u larguar në destinacionet përkatëse.

Të përjashtuar nga ky vendim janë ata që thirren nga ekipi kombëtar italian; dispozitat e Ats mbeten në fuqi për ta deri në një vendim të ri. Ekipet kombëtare do të përfshihen në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, e cila do të mbahet në Katar. Nga Interi janë thirrur: Brozovic dhe Perisic (Kroacia); Skriniar (Sllovakia); Eriksen (Danimarka); Lukaku (Belgjika); Hakimi (Maroku); Radu (Rumani). Pjesa tjetër e ekipit filloi përsëri me seancat stërvitore në “Appiano Gentile”.

Related posts

Vijon plaçkitja e Nicës, Gladbah i merr yllin e sulmit për shifër rekord

Isa.Autor

MË TË MIRËT NË FUSHË/ Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

F.autor

FLET PËR KUKËSIN PAS SEANCËS SË PARË STËRVITORE/ Trajneri Shpëtim Duro: Ja ku duhet të përforcohemi…

Delo.autor

Leave a Comment