Futboll Sport

RINOVIMI/ Sevilla “BLINDON” dy yjet, Banegan dhe Sarabian

Lajme të mira për tifozët e Sevillas. Drejtori sportiv, Joaquin Caparros, konfirmoi se negociatat për rinovimin e kontratave me dy nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, Ever Banega dhe Pablo Sarabia, janë në një fazë shumë të avancuar dhe pritet të mbyllen së shpejti.

Dy mesfushorët kanë qenë në qendër të vëmendjes nga disa ekipe, ku për Banegan ka shprehur interes trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ndërsa për Sarabian është interesuar Barcelona. Me rinovimin e kontratave duket se qëndrimi i dy mesfushorëve në “Sanchez Pizujan” është pothuajse i sigurt dhe ky fakt pa dyshim kënaq jo vetëm tifozët, por edhe trajnerin Pablo Machin.

Related posts

LIVE/ Andorra-Shqipëri. Në këtë ndeshje fitorja është detyrim për “KuqeZinjtë”

Delo.autor

E PABESUESHME/ Portieri Donnarumma te PSG do të fitojë më pak se te Milan, më pak se Kyelor Navas

Delo.autor

RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE/ Formacion prej gjysmë miliardi euro, skuadra e Kontes vlen një thesar

Delo.autor

Leave a Comment