Futboll Seria A Sport

GATTUSO NË HALL/ Problemet në mbrojtje, MILANI kërkon 3 veteranë pa skuadër

Milan është në krizë dëmtimesh dhe po kërkon të firmosë me lojtarë që aktualisht janë pa skuadër. Ata janë Nicolas Burdisso, Leonardo Blanchard dhe Robert Huth. Alessio Romagnoli është diagnostikuar me një tërheqje muskulore dhe do të mungojë për rreth një muaj.

Me Musacchio, Caldara, Bonaventura dhe Biglia gjithashtu në infermieri, Milan ka nevojë për lojtarë. Sipas Sport Mediaset, klubi Kuqezi po konsideron lojtarët pa ekip pasi rregullorja e lejon t’i marrë jashtë periudhës së merkatos.

Opsionet më të mundshme janë Burdisso, kontrata e të cilit me Genoa-n përfundoi në qershor. Një tjetër kandidat është Blanchard i cili herën e fundit ka veshur fanellën Frosinone-s. I treti është kampioni i Premier League me Leicester City-n, Huth i cili së fundmi është lënë i lirë nga një ekip maltez.

Related posts

Rrëfimi shokues: Pashë trajnerin duke kryer marrëdhënie me shokun e ekipit. Më kërcënoi

Q.Autor

U NDALËN NË KAMPIONAT/ Sane tregon se deri ku mund të arrijë Man City

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Rastet e rrezikshme me pikatore, mbyllet pjesa e parë në Vlorë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment