Champions League Futboll Sport

GJAKU LUM/ Tifozët e AEK sulmojnë tribunën e Ajax me flakadanë e BOMBA Molotov (FOTO+VIDEO)

Kaosi shpërtheu në shkallët e stadiumit para përballjes së vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League, mes AEK të Athinës dhe Ajaksit, në Greqi. Forcat e policisë u aktivizuan për të qetësuar situatën pasi tifozët grekë sulmuan tifozerinë e Ajax me flakadanë dhe bomba Molotov. Një foto shokuese dëshmon një tifoz të Ajax që reagon ndaj oficerëve të policisë teksa shfaqet me fytyrë të gjakosur si rezultat i dhunës së pësuar.

Ndërkohë, një tjetër foto tregon një tifoz të AEK të Athinës teksa lëshon një bombë Molotov në drejtim të tifozerisë holandeze, ndërkohë që policia thjeshtë e vëzhgon. Sipas raportimeve, mësohet se mes tifozëve miq ishin edhe tifozë të Panathinaikos, që njihen për rivalitetin e nxehtë me AEK. Një tifoz në stadium komentoi në rrjetet sociale: “Forcat special në Athinë. Tifozët e AEK sulmojnë tribunën e Ajax me fishekzjarre sepse mes tyre janë edhe tifozë të Panathinaikos”.

Related posts

VENDIMET E DISIPLINËS/ Gjobë për klubin e elitës, pezullohet një lojtar

F.autor

TRE TALENTE DO TË LARGOHEN NË FUND TË SEZONIT/ Ja sa pritet të fitojë Tirana nga shitja e tyre

Delo.autor

Carabao Cup/ Chelsea përmbys në fund, magjia e Hazard eliminon Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment