Futboll Seria A Sport

Gjestet e Murinjos/ Morati mbron portugezin: Është interist, askush nuk ka pse të ofendohet

Masimo Morati, ish-presidenti i Interit, i cili me Murinjon në stol fitoi edhe tripletën në vitin 2010, ka komentuar gjestet e portugezit, në fund të sfidës me Juventusit.

“Gjesti i Murinjos pothuajse mbuloi suksesin e Mançester Junajtid, i cili ishte një rezultat i rëndësishëm për të dhe për ekipin. Është pjesë e karakterit të tij. Kthimi në Itali, ku gjen gjithë ndjesinë, eksperiencën dhe pasionin si të ishte këtu, e bën në një pozicion që të reagojë ashtu, duke krijuar edhe situata të tilla. Nuk mendoj se ato gjeste ishin fyese për ndokënd. A emocionohem kur ai thotë ‘Interi im’? Jo, e bën shpesh këtë gjë, dhe për këtë arsye reagon në një mënyrë të tillë” – deklaroi Masimo Morati.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Inzaghi: Speciale për mua, do të jetë thelbësore të fitojmë

Delo.autor

Të gjithë i kishim sytë te El Clasico, por shikoni super-golin e Balotellit

Sadik.Autor

VAZHDON TË FORCOJË EKIPIN/ Kukësi siguruar dy afrime në repartin e mbrojtjes, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment