Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ FAGU: Tirana vuan nga menaxhimi i keq. Ja pse kemi probleme me stadiumet

Kampionati Shqiptar ka trokitur në një moment delikat sa i takon ecurisë dhe problematikave që hasin disa nga klubet e Superligës. Takimi mes Laçit dhe Skëndërbeut nxorri në pah edhe një herë disa nga problemt e mëdha sa i takon infrastrukturës sportive. Për të folur mbi këtë situatë por edhe garën në elitën e futbollit tonë ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar ish -lojtarin e Tiranës dhe Skënderbeut, tashmë analist dhe trajner futbolli, Erbim Fagun.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Erbim, Kampionati Shqiptar këtë sezon po rezulton sa spektakolar aq edhe i luftuar. Të gjithë ekipet e kanë të vështirë për të arritur tek pikët. Ajo që bie më shumë në sy në këto 11 javë është sitauta alarmante tek Tirana. Çfarë nuk po shkon me bardheblutë?
Është e vërtetë që ky sezon po rezulton i bukur pasi 6 ekipe synojnë kampionatin dhe kupat e uuropës dhe pjesa tjetër rënien nga kategoria. Problemi që reflekton në gjëndjen aktuale të Tiranës është keqmenaxhimi i klubit. Drejtuesit duhet të pregatisin një ekip siç i ka hije pasi janë fanella më e rëndë e futbollit shqiptar më pas të kërkojnë nga lojtarët.

2-Ekipi që vijon të befasoi këtë sezon pavarsisht “shkundjes” nga dënimi i UEFAS është Skëndërbeu. Kush është sekreti i korcarëve pasi janë sërisht ekipi për tu mundur këtë sezon?
Skënderbeu e ka krijuar tashmë statusin e ekipit për tu mundur, nje status te tille e kanë pasur ekipet e kryeqytetit para shume vitesh. Duke qenë para ketij fakti çdo lojtar që bëhet pjesë e Skënderbeut është i vetdijshëm që duhet të japë më të mirën e tij. Sduhet harruar që këtë sezon Skenderbeu ka rifreskuar skuadrën me elemente të rinj të cilët janë të etur për te fituar trofe.

3-Partizani konfirmon edhe një herë tjëtër se ka një mbrojtje hermetike ku nuk ka pësuar gol në 8 takime në 11 javë kampionat. Është i mjaftueshëm ky fakt për tu shpallur kampion?
Partizani po bën shum mirë këtë sezon me paraqitjet e tij. Që të shpallesh kampion janë të nevojshëm disa faktor. Një prej të cilëve është edhe mbrojtja solide. Partizani ka treguar që është një ekip kompakt,gjithsesi rruga është e gjatë dhe duhet parë vazhdimësia.

4- Ekipi më i destinuar për të rën nga Kategoria këtë sezon është Kastrtioti, kjo në saj të organikës së lojtarëve dhe problemi me fushën. Cilat janë ekipet e tjera që rrezikojnë për këtë sezon?
Kastrioti po zhvillon një kampionat në maksimumin e saj.Ka nje kontigjent me lojtar të rinj të cilet po duan të promovohen. Ka zhvilluar lojëra te bukra po pa arritur te mari rezultate pozitive. Shpresoj që të vazhdoj keshtu deri ne fund për të respektuar kampionatin. Ekipet që rezikojnë rënien janë Kamza dhe Luftëtari.

5- Sipas jush kush është ekipi më favorit për tu shpallur kampion?
E citova edhe pak më lart që Skenderbeu mbetet më lart se të tjerët,por nuk mund të perjashtoj riavlët e korcarëve që janë aty me shume pak pikë diferencë.

6- A ka aktualisht futbollistë që meritojnë një vënd në kombëtare në Superligë?
Sigurisht që Kampionati Shqiptar është rritur goxha dhe niveli i disa lojtarve eshte rritur,por që të themi nëse këto lojtar janë të vlefshem për kombëtaren së pari duhet të thirren dhe të provohen. Ndryshe do rrime gjithë kohës të aludojm që kampionati shqiptar ka lojtar për ekipin kombëtar ose anasjelltas.

7- Disa ekipe të Superligës nuk luajnë në stadiumin e vet është kjo një këmbanë alarmi sa i takon seriozitetit të garës sportive sa i takon titullit?
Përsa i përket problemit të stadiumeve mendoj që një moment i tille do të vinte pasi kemi qenë po ne që kemi thenë që stadiumet duhet të rregullohen. Në çdo vend të botës ndodhin situata te tilla ku ekipet luajnë në stadiume të tjera për të njëjtën arsye. Ajo që duhet të bëjne klubet është qe të vendosin një marrveshje, që cilat stadiume do rikonstruktohen dhe cilat janë disponibel për të zhvilluar ndeshjet.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Dorëzohet presidenti i Milanit, i shet 30 % të aksioneve një investitori minoritar

Sadik.Autor

Klubi i Kategorisë së Parë kërkesë Ardjan TAKAJT: Po u përjashtua Korça, eja investo te ne

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mes Juventus dhe së ardhmes, Chelsea po punon për tre firma me peshë

Delo.autor

Leave a Comment