Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA BËHET ME DHIMBJE KOKE/ Titullari i Man City i nënshtrohet operacionit në gju

Manchester City ka lajmëruar se mbrojtësi Benjamin Mendy i është nënshtruar operacionit në gju, por akoma nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë larg fushave.

Mbrojtësi i majtë luajti 90 minuta në derbin ndaj Manchester United, por është tërhequr nga përfaqësuesja franceze për një problem në menisk.

“Manchester City konfirmon se Benjamin Mendy i është nënshtruar operacionit në gjurin e majtë,” shkruhet në deklaratën e klubit kampion të Premier League.

“Francezi, i cili luajti 90 minutat e plota ndaj United, udhëtoi për t’iu bashkuar skuadrës franceze, por është tërhequr pak më vonë.

“Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë ka kryer operacionin në Barcelonë dhe City i uron një shërim sa më të shpejtë.”

Vetë Mendy përdori Twitter për t’i dhënë një mesazh lojtarëve të Fantazi Futboll: “Gjuri tjetër ishte xheloz, por operacioni shkoi mirë. Do të rikthehem shumë shpejt, ndërkohë gjeni një kapiten tjetër për ekipet tuaja.”

 

Related posts

Edhe 5 finale për Laçin, parakalimi i Partizanit i jep Europa League-n

Sadik.Autor

FRANCË-ZVICËR/ Starton Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë, Deshamps me “artileri të rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

500 GOLA NË 500 NDESHJET E FUNDIT/ Ju njohim me “Jashtëtokësorin” Leo Messi

Delo.autor

Leave a Comment