Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Flamurtari. Rezultati 2-0

Është duke u luajtur në “Loro Boriçi” sfida mes Vllaznisë dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Shkodranët në këtë ndeshje do të kërkojnë vetëm fitoren, e cila është kthyer në një vështirësi për kuqeblutë në stadiumin e tyre. Megjithatë nuk do të kenë aspak të lehtë, pasi përballë do të kenë një ekip që është në emergjencë pikësh.

Vlonjatët vijnë në këtë ndeshje me ndryshim në staf, teksa drejtimi i ekipit i është besuar Marselo Troisit, i cili megjithëse punon prej ditësh me kuqezinjtë, ende nuk është zyrtarizuar. Edhe Vllaznia vjen në këtë ndeshje me disa ndryshime, teksa janë afruar disa lojtarë.

Një ndeshje e cila pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet, pasi duan ta nisin me këmbën e mbarë këtë fazë të dytë, për të arritur edhe objektivat që kanë.

LIVE: VLLAZNIA – FLAMURTARI 2-0

Lika 38, Hygor 82′ 

KOMENTI LIVE:

90+1′ Pranë golit të tretë Vllaznia, me Gilman Likën, por ndërhyn portieri Moçka, duke larguar rrezikun në këndore!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

89′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë, largohet Muçollari, vendin e tij e zë Balilaj!

86′ Zëvendësim i dytë te Flamurtari, largohet Haruni, vendin e tij e zë Elmazaj!

82′ GOOOL VLLAZNIA 2-0/ Super super gol! Çmendet braziliani Hygor, i cili pas një harkimi të bukur nga e djathta, gjuan me roveshatë duke e dërguar topin në trekëndës. Një gol spektakolar! 

81′ Provon Mevlan Adili nga jashtë zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

78′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës. Vllaznia qarkullon topin dhe mundohet të menaxhojë avantazhin. Në krahun tjetër vlonjatët provojnë të nisin disa sulme, por pa rrezikuar ndjeshëm portën e Sherrit.

72′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

70′ Trajneri Jonuz nuk pret, kryen zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha sulmuesi Hristov, vendin e tij e zë Silvio Zogaj.

69′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet nga fusha Arinaldo Rrapaj, vendin e tij e zë i riu Llapi.

65′ Zëvendësim i dytë te Vllaznia, largohet Ramadani, vendin e tij e zë Mevlan Adili, mbrojtësi që u afrua në merkaton e janarit!

62′ Denis Pjeshka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

59′ Zëvendësimi i parë te Vllaznia, largohet nga fusha, Bardulla, vendin e tij e zë braziliani Hygor.

56′ Provon të surprizojë Vllaznia me Harunin, por harkimi i futbollistit vlonjat përfundon në duart e portierit Sherri.

50′ Hristov provon të avancojë drejt zonës së Flamurtarit, por nuk koordinohet siç duhet në momentet e fundit, duke sfumuar një mundësi shënimi!

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Akordohet një minutë shtesë

40′ Pranë golit të barazimit Flamurtari me Denis Pjeshkën, gjuajtja brenda zonës e mbrojtësit ndalet nga portieri Sherri.

38′ GOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Kapiteni Gilman Lika realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Moçka. 

36′ 11-metërsh për skuadrën e Vllaznisë. Malota rrëzohet brenda zonës pas një ndërhyrje të Muçollarit, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për shkodranët!

31′ Muçollari harkon në zonë, por mbrojtësit shkodranë të vëmendshëm largojnë rrezikun.

20′ Kapiteni Gilman Lika provon të surprizojë me një gjuajtje gjysëm roveshatë, por pa problem për portierin Moçka.

19′ Pranë goli Vllaznia me Renato Malotën. Pas një goditje dënimi nga e majta, kroson Lika, mbrojtësi Malota ngrihet bukur me kokë, por mbi gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës.

15′ Tjetër goditje këndi e fituar nga Flamurtari, pas topi të devijuar nga Malota. Kroson Rrapaj, por pa rrezik. 

14′ Goditje dënimi për Vllazninë, harkon Lika rrezikshëm drejt zonës, por largojnë mbrojtësit e Flamurtarit në momentin e fundit!

10′ Provon Flamurtari me Ribajn, i cili gjuan nga goditja e dënimit, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

5′ Më kërkues vendasit në këto minuta të para, që provojnë të avancojnë në zonën e vlonjatëve, por pa sukses deri në këto minuta.

2′ Shkodranët e nisin menjëherë në sulm dhe provojnë me Shtubinën, gjuajtja e futbollistit në hyrje të zonës, ndalet nga mbrojtësit e Flamurtarit.

1′ Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

Vllaznisa: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz.

vllaznia

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni,  Rrapaj, Vrapi, Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.

Flamurtari

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

Related posts

“EURO 2020″/ Belgjika tregon forcën dhe mposht Rusinë, Lukaku “HERO” me dopietë

Delo.autor

MBI DUELIN FURY-WILDER/ Mike Tyson: Do të kujtohet një nga sfidat më të bukura në histori

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ky është rekordi historik i Barcelonës ndeshjet e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment