Futboll Sport

NË ANGLI ZBULOJNË TË ARDHMEN E ARMANDO BROJËS/ Sulmuesi shqiptar do të huazohet te skuadra e Premier Ligës

Armando Broja do të huazohet te skuadra e Sauthemptonit në Premier Ligë. Këto janë “haberet” e fundit që vijnë nga Anglia. Sipas “The Sun”, bardhekuqtë kanë arritur akordin paraprak me blutë e Londrës, për transferimin e sulmuesit shqiptar në formë huazimi.

19-vjeçari pritet ta kompletoj huazimin te Sauthampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Europës ku është ftuar nga trajneri Tomas Tuhel. Drejtuesit e Çelsit dhe vetë sulmuesi e shikojnë klubin e Premier Ligës, si një mundësi ideale ku Broja mund të luajë rregullisht për të fituar eksperiencë.

Pas largimit të Dani Ings, “shenjtorët” ishin duke kërkuar një sulmues teksa kanë shfaqur interesim për afrimin e shqiptarit.

Related posts

PAS 11 MINUTASH LOJË/ Italia pëson gol me mbrojtje të çoroditur (VIDEO)

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË GATUSSOS NGA STOLI/ Ja trajneri favorit për të marrë drejtimin e Milanit

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Barella: Nuk do ta harroj këtë vit. Me atë kam një miqësi të sinqertë

Delo.autor

Leave a Comment