Bundesliga Futboll Sport

HUMBJA ME DORDMUND/ Trajneri i Bayern befason me deklaratën e tij

Bayern Munchen është mposhtu me rezultatin 3-2 mbrëmë kundër Dortmund edhe pse ishin ata që ka luan të parët në avantazh madje kishin epërsi dy herë.

Trjneri i bavarezve Kovac është shprehur se është mjaft i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipi i tij pavarsisht humbjes, shkruan Syri.net.

Ai madje e ka quajtur si ndeshja më e mirë që Bayern ka zhvilluar kohët e fundit.

“Pamë një ndeshje fantastike futbolli nga të dyja skuadrat. Ishte një ndeshje e hapur”, ka thënë Kovac pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë ne e kishim në dorë lojën, kurse në të dytën ishte Dortmundi”.

“Fatkeqësisht ne e humbëm ndeshjen, mirëpo jam i kënaqur me paraqitjen. Kjo ishte ndeshja më e mirë që prej asaj kundër Schalkes”.

Dortmund pas 11 javësh ka 27 pikë dhe është +7 nga Bayern që pozicionohet në vendin e tretë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Takim me agjentin në zyrat e klubit, Interi vendos në “shënjestër” sulmuesin e Napolit

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bedri Greca firmos me klubin nga Kosova…

Delo.autor

PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri: Objektivi i klubit është triumfi në…

Delo.autor

Leave a Comment