Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Befason titullari i “Bardhebluve”, kalon COVID-19 dhe rikthehet në stërvitje. Ja emri…

Visar Bekaj kthehet në stërvitje me Tiranën, pak orë pasi në dorë kishte marrë dy teste: një pozitiv dhe një negativ. Trajneri Shaland para Spanjës deklaroi para gazetarëve që Visari vazhdonte të ishte me COVID. Një rrufe në qiell të hapur për Tiranën që e prishte portierin. Gjithsesi, dje paradite Visar Bekaj nisi, vazhdoi dhe mbylli stërvitjen me bardheblutë.

Ai kishte lënë Kosovën dhe brenda ditës u shfaq në “Skënder Halili” gjatë stërvitjes së djeshme. Është mësuar se lojtari kishte dalë negativ të mërkurën në mbrëmje.

Historia ka qenë fantastike, sepse menjëherë pasi Visar Bekaj kishte dalë pozitiv në një klinikë private, kishte kryer sërish testin në spitalin shtetëror të Prishtinës dhe këtë herë kishte dalë negativ. Vetë lojtari sqaroi situatën. “Kam kaluar COVID-in.

Të them të vërtetën, në testin e dytë në klinikën private dola pozitiv. Vendosa që të bëja një tjetër test në spitalin shtetëror dhe dola negativ.

Konfirmova testin dhe u ktheva në Shqipëri. Nuk kam pasur asnjë shenjë apo shqetësim. Nuk kam asgjë”, sqaroi Bekaj. Lojtari doli pozitiv gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës dhe nuk mundi të qëndronte me skuadrën.

Gjithsesi, pas disa ditësh ankthi ai nisi stërvitjen me bardheblutë.

SKËNDERBEU – Me shumë mundësi në portë në sfidën me korçarët nuk do të jetë Visar Bekaj. Trajneri do të aktivizojë Ilion Likën, pasi Bekaj vjen nga COVID-i dhe duhet të marrë veten. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë. Po kështu, dje Shehi ndryshoi formacionin.

Në fakt, ai ndërtoi dy skuadra. Në njërën me treshen Hoti, Limaj dhe Totre dhe pa Najdovskin në fushë. Në pjesën e dytë të për gatitjeve, Shehi rindërtoi skuadrën me Tolin në të djathtë pikërisht në vendin e Toshevskit, ndërsa Najdovski ishte titullar në qendër të mbrojtjes. Dilema e fundit ndahet sot paradite në stërvitjen e fundit para nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Related posts

Trajneri i Gremios sfidon Ronaldon: Kam pasur mbi 5 mijë femra dhe kam qenë më i…

Q.Autor

Refuzoi ofertën 30 milionë euro nga Liverpool, Lacio rrit çmimin e Thomas Strakoshës

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI PREK FUTBOLLIN ITALIAN/ “Shpërthen” Balotelli: Ndaloni Kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment