Futboll Shqipëri Sport

Humbja me Flamurtarin/ Cungu dhe lojtarët mësojnë “masat” e Gjicit

Nuk pritej aspak në kampin verilindor, por ndodhi! Kukësi humbi 1-2 kundër Flamurtarit në një nga ndeshjet më emocionuese të Superiores deri në këto momente. Ekipi i trajnerit Armando Cungu vazhdoi me përformancën me dy fytyra, pasi në pjesën e parë pësoi dy gola, ndërsa në pjesën e dytë e dominoi kundërshtarin. Pozitat e teknikut shkodran lëkunden goxha pas kësaj humbjeje, pasi vjen pas atyre me Skënderbeun dhe Partizanin.

Numri një i klubit, Safet Gjici, nuk është aspak i lumtur me situatën, pasi ekipi i tij rrëshqiti sërish. Ai u kishte premtuar futbollistëve rrogat në rast se fitonin me vlonjatët, por humbja sjell të kundërtën. Kukësi do të ketë një tjetër duel force kundër Tiranës javën e ardhshme në “Selman Stërmasi”. Prej atyre sfidave që vendosin të ardhmen te nënkampionët e vendit, pasi në rast se nuk merret maksimumi, ose në rastin më të keq, në rast se ka një tjetër humbje, e ardhmja e Cungut vihet seriozisht në rrezik.

Kryepankina e verilindorëve nuk e ka patur as fatin me vete, pasi është përballur me shumë dëmtime lojtarësh. Besar Musolli si lideri i ekipit dhe mesfushës u dëmtua gjatë. Rrumbullaku ishte një tjetër goditje e madhe, pasi Zguro nuk po arrin ta zëvendësojë në 100 % të tij. Dzaria u dëmtua në sfidën kundër Laçit dhe nuk u grumbullua për Flamurtarin. Në sfidën kundër vlonjatëve pësoi një dëmtim dhe Donjet Shkodra. Terreni i fushës së stadiumit të Kamzës la goxha për të dëshiruar.

Related posts

Rihapet pista për një blerje ”bombë” në Madrid, Perez në gatishmëri

Isa.Autor

“NË KOMBËTARE ASNJË POZICION NUK ËSHTË ME TAPI”/ Uzuni: Luftoj për majën e sulmit, golat vijnë në… Europian

F.autor

“EURO 2020″/ Pas 11 minutash lojë, sulmuesi Depay ndëshkon Austrinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment