Futboll Shqipëri Sport

Sot luhen tre ndeshjet e tjera të Superligës, NICA dhe MEMELLI kërkojnë fitore e parë

Java e 11 e Superligës do të vijojë sot me tre ndeshje të tjera të saj. Sfida e parë është ajo mes Luftëtarit me Laçin, që do të luhet në Gjirokastër. Vendasit kanë një arsye më shumë për të fituar sot, pasi tre pikë do t`u jepnin mundësi të avanconin në renditje. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Mezani ka 9-të pikë aktualisht në renditje dhe me një fitore ndaj kurbinase shkon në kuotën e 12-të pikëve.

Në sfidën e fazës së parë ishte skuadra kurbinase ajo që doli triumfuese nga përballja në shtëpi me Luftëtarin, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1. Por në atë kohë skuadra drejtohej nga trajner tjetër, slloveni Milos Kostiç.

Nga krahu tjetër Laçi e ka të detyrueshme fitoren, pas dy hapave fals të bëra në kampionat. Sot skuadra do të jetë në drejtimin e zëvendës trajnerit, Migen Memelli, pasi pak ditë më parë nga ekipi u largua trajneri Artan Mërgjyshi. Kjo sfidë do të luhet në orën 14:00 të mesditës.

Pasdite do të luhen dhe dy sfidat e mbetura të Superiores, ku Partizani do të pres në shtëpi Kamzën. Ekipi i drejtuar nga trajneri Skënder Gega kërkon kthesën pas disfatës me Skënderbeun një javë më parë. Marrja e tre pikëve është e padiskutueshme për trajnerin, i cili kërkon nga skuadra të mos humb ritmin e kryesuesit. Sakaq në krahun tjetër Kamza e Klodin Duros do të synojë të marrë rezultat pozitiv për të vijuar daljen nga kriza.

Në sfidën e fazës së parë të kampionatit, Partizani fitoi minimalisht me rezultatin 0-1 në fushën e Kamzës dhe prej asaj ndeshje pati një seri fitoresh dhe rezultatesh pozitive në javët në vijim të kampionatit.

Skënderbeu duket më i relaksuar, pas fitores me Partizanin në transfertë do të pres në shtëpi skuadrën e Kastriotit. Orges Shehi pritet të hedhë në fushën e lojës një formacion ndryshe nga ai i një jave më parë, pasi kundërshtari nuk është i nivelit të Partizanit. Përballë do të jetë Kastrioti i trajnerit Stavri Nica. Krutanët do të kërkojnë të dalin nga ngërçi psikologjik dhe kriza e rezultateve, për të mbajtur gjallë shpresën për mbijetesë.

Skënderbeu fitoi në sfidën e fazës së parë në fushën e Kastriotit me rezultatin 0-3, një takim që nuk pati shumë histori për korçarët. Dy ndeshjet e fundit do të luhen në orën 17:00, përkatësisht në Tiranë dhe Korçë.

Related posts

E nderoi Ben Arfa në shtesë/ Ja SKEDINA “e çmendur” e qytetarit anglez (FOTO)

Isa.Autor

“TEUTA KUNDËRSHTAR I VËSHTIRË”/ Egbo: Presim që për nesër të kemi gati Bathën dhe Torasën

Delo.autor

Ernest Gjoka: Tri pikë para Teutës, por nuk jemi ende të qetë

Sadik.Autor

Leave a Comment