Futboll Sport

“KËRCËNIM SIKUR TË KISHIM…”/ Befason Perez: Fola 3 herë me Anjelin sot, ekipet kanë nënshkruar kontratë…

Presidenti i Realit, Florentino Perez, u shfaq në emisionin “El Larguero” për të analizuar atë që ndodhi në orët e fundit me projektin e Super Ligës Europiane ku 6 klubet angleze 3 italiane si dhe Atletiko e Madridit dhanë dorëheqjen.

DËSHTIMI I SUPER LIGËS- Më thërrisni më mirë vetëm si presidenti i Realit të Madridit dhe jo i Superligës, më mirë kështu. Jam shumë i zhgënjyer dhe ndihem keq që nuk e kemi shpjeguar projektin e Superligës në mënyrën e duhur. Mendoj se vetëm një nga 6 ekipet angleze nuk ishin të bindura te ky projekt dhe pastaj u bë ngjitëse për të tjerat, duke shtuar pasigurinë.

Nëse ky projekt nuk funksionon, atëherë do të mundet një tjetër. Mos harroni! Të 12 ekipet kanë nënshkruar një kontratë. Ajo që mund të konfirmoj tani është se Super Liga është në pritje. Juventusi dhe Milani nuk kanë dalë ende. Reali, Barcelona, Juventusi dhe Milani po kërkojnë zgjidhje. Nuk ka mbaruar Super Liga, ne po vazhdojmë që të punojmë. Thjeshtë është në pritje për momentin.

MESAZH PËR TIFOZËT- Jeta ndryshon. Pas dy dekadash, brezat shfaqen që kërkojnë gjëra të reja. Futbolli është spektakolar, por ne duhet të kujdesemi për të. Ne duhet të bëjmë ndeshje konkurruese, që ata ta shohin atë në platformat e reja”, tha Perez.

CEFERIN? Nuk kam parë kurrë kështu më parë. Kërcënime dhe fyerje sikur të kishim vrarë dikë dhe të kishim hedhur bombën atomike. Futbolli duhet të shpëtohet. Nuk ndihem i vetëm unë, kam folur me Anjelit tre herë sot. Ka njerëz që besojnë se asgjë nuk ka ndodhur, ka ende njerëz që nuk e besojnë COVID. Lojtarët e Realit kanë ulur pagat e tyre. Që Ramos të rinovojë nuk varet nga ai, por nga situata jonë. Këtë vit kemi futur 300 milionë euro më pak se në sezonet e shkuara.

Related posts

Zyrtare/ Inzaghi është trajneri i ri i Bolognas

Sadik.Autor

Sarri në vend të Gattuso-s nëse Milan nuk kualifikohet në Europë

Sadik.Autor

Ish-mbrojtësi i Milanit “kopjon” Sergio Ramos dhe bëhet qesharak në Kinë – VIDEO

Sadik.Autor

Leave a Comment