Futboll Sport

PARA SKOCISË DHE UELLSIT/ Shqipëria synoi të “shqiptarizonte” mesfushorin e Schalkes

Trajneri Christian Panucci synonte disa përforcime të mëdha për ndeshjen ndërmjet Skocisë dhe Uellsit. Numri një i stolit së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit synoi dy përforcime “big”, por fatkeqësisht përgjigjja ishte negative për të dy rastet. I pari që refuzoi ishte mbrojtësi dhe kapiteni i Besiktasit, Necip Uysal, ndërsa burime të sigurta të Telesport pranë FSHF-së bëjnë me dije se futbollisti tjetër është Daniel Caligiuri.

Mesfushori i Schalkes është me origjinë arbëreshe. Ai ka një baba me origjinë nga pjesa e shqiptarëve të Italisë, ndërsa mamanë me origjinë gjermane. FSHF-ja nisur nga rrënjet e tij të largëta që e lidhnin me vendin tonë vendosën ta kontaktonin si një superpërforcim për teknikun italian.

Skautët tanë u futën në kontakte me titullarin e Schalkes dhe i shprehën dëshirën për ta pajisur me dokumentacionin e duhur dhe për ta bërë pjesë të ekipin tonë. 30-vjeçari u tundua nga ideja fillimisht, pasi nuk përfaqëson asnjë kombëtare dhe nuk ka luajtur asnjëherë një ndeshje në nivel kombesh, por përgjigjja ishte negative.

Caligiuri u tregua i sinqertë dhe i qartë me përfaqësuesit e FSHF-së:

“Nuk e ndjej veten shqiptar as sa duhet për të luajtur në kombëtare. Kam frikë se mos marr ndonjë dëmtim që mund të ndikojë dhe në karrierën time te Schalke”, – u përgjigj mesfushori i Schalkes.

Përgjigjja negative nuk la askënd të kënaqur, pasi afrimi i tij me kombëtaren do të ishte një plus i madh, si në cilësi, por dhe në ambicien e grupit. Caligiuri e ka nisur karrierën në Gjermani me Freiburgun, më pas ka kaluar te Wolfsburg-u ku ka fituar dhe një kampionat dhe një kupë gjermanie. Ai kaloi te Schalke në janarin e 2017 dhe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës gjermane. Fatkeqësisht, futbollisti me origjinë arbëreshe nuk e ndjeu veten shqiptar sa duhet

Related posts

“E ADMIROJ PREMIER LEAGUE”/ Rrëfehet Sergio Ramos: Ronaldo? Është një lojtar i madh por…

Delo.autor

(FOTO) Formacioni i javës në La Liga, kryeson Barcelona

Q.Autor

Derbi roman, tifozritë dhurojnë spektakël me koreografinë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment