Futboll Sport

U LARGUA I TURPËRUAR/ Ish “ylli” i Realit bëhet pishman: Dua të rikthehem…

Portieri legjendar Iker Casillas e dëshiron rikthimin tek Reali i Madridit.

Në një intervistë të dhënë për ‘Vamos”, “gardiani” aktual i Portos ka folur për të ardhmen e tij pasi nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në “Bernabeu”, shkruan “calciomercato”, raporton SYRI.net.

President i Real Madridit? “Nuk do të dëshiroja që të jem, por do të dëshiroja që të rikthehem në Real, ku kam lindur dhe ku kam fituar çdo gjë”, ka thënë ai.

“E ardhmja? E ndryshojë mendjen çdo gjashtë muaj; e vetmja gjë që e di është se edhe sot do të luaj dhe zgjohem me idenë për t’u kënaqur në çdo ndeshje”.

“Këtë e bëj sepse nuk e di kur do të jetë ndeshja e fundit. Kështu që përpiqem të luaj dhe të kënaqem në çdo moment”, ka thënë në fund të kësaj interviste ish portieri i Spanjës dhe Real Madridit.

Kujtojmë që pas 17 vitesh Iker Casillas u largua i turpëruar dhe me lot në sy nga Reali i Madridit, pasi kishte konflikte të vazhdueshme me teknikun Jose Mourinho.

Related posts

JO VETËM BARELLA/ Inter përgatit revolucion me dy “koka turku” (FOTO)

Delo.autor

LOJRAT OLIMPIKE “MINSK 2019″/ Presidenti Meta i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues: Forca dhe suksese…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Donte RONALDON tek MILANI, ZBULOHET plani “djallëzor” i Mister Li

Isa.Autor

Leave a Comment