Futboll Seria A Sport

HYSAJ kthehet ndaj rivalëve SERBË, mbrojtësi nuk ndahet nga “armiqtë” E PËRJETSHËM

Pavarësisht kritikave që po merr nga java në javë për paraqitjet jo bindëse në fushë, Elseid Hysaj pritet të jetë në fushë ditën e mërkurë ndaj ekipit serb të Yllit të Kuq të Beogradit.

Dëmtimi i mbrojtësit serb Nikola Maksimovic i ka hapur rrugë mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë për të zënë vend në formacionin titullar për ndeshjen e pestë të Champions League.

Hysaj në këtë sezon është spostuar sa në krahun e majtë në të djathtë të mbrojtjes napolitane duke iu përshtatur ideve të teknikut të tij Carlo Ancelotti. Ndaj rivalëve serbë Hysaj do të ketë në memorie kujtimet e tetorit të 2014 kur u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri në Beograd, e cila përfundoi në rrëmujë dhe me penalizimin e Kombëtares Serbe me 3 pikë në garën për kualifikim në kampionatin europian të 2016.

Related posts

E HABITSHME/ Mesfushori gjerman me këpucë të njëjta në Botëror “Rusi 2018” që nga viti 2014 (FOTO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ BONUCCI përshëndet MILANIN dhe nis udhëtimin nga SHBA në TORINO…

Isa.Autor

Shvajnshtaiger-Materaci, plas sherri pas humbjes së Gjermanisë

Sadik.Autor

Leave a Comment