Futboll Sport

TABELA/ Milani nis të bindë, më në fund i madh me të… mëdhatë

Një nga problemet madhore të Milanit në sezonet e kaluara kanë qenë përballjet e drejtpërdrejta me rivalët për titull. Por, në këtë sezon kuqezinjtë kanë ndryshuar historinë në favorin e tyre.

Tashmë kuqezinjtë nuk i tremben më askujt. Duket se është kthyer ai Milani i mbrëmjeve të mëdha. Shenja më e fundit ishte suksesi në derbin e së shtunës së kaluar përballë Interit, por pa dyshim edhe kualifikimi në Kupën e Italisë, përballë Lacios, vetëm 4 ditë më vonë.

Gazeta torineze, “Tuttosport”, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ecurisë së “Djallit” në këtë sezon, duke nënvizuar një fakt tepër të rëndësishëm: skuadra e Stefano Piolit është kthyer në një skuadër për ndeshje të mëdha.

Pas vitesh e vitesh plot zhgënjime në duelet direkte me ekipet elitare, në këtë sezon Milani ka ndryshuar marsh.

Vetëm një humbje – Shifrat tregojnë se Milani nuk i trembet më askujt nga grupi i të mëdhenjve. Ky është një vërtetim i progresit të bërë nga kuqezinjtë në çdo drejtim, një rritje psikologjike, por dhe teknike.

Në dy përballjet kundër Interit kryesues Milani ka marrë katër pikë, ndaj Romës ka marrë pikët e plota, dy barazime me Juventusin dhe nga tri pikë përballë Atalantës e Lacios, teksa me këto dy të fundit do të luajë dhe takimet e fazës së dytë.

Nga skuadrat e kreut, rivale për titull vetëm Napoli ka arritur të fitojë përballë Milanit. Shifrat nuk gënjejnë, kuqezinjtë kanë grumbulluar 18 nga 27 pikët e mundshme në sfidat e rëndësishme të sezonit, nga të cilat 10 pikë të marra jashtë fushe.

GABIMET – Milani po sillet si i madh me të mëdhenjtë. Por, nuk po e bën këtë gjë me të ashtuquajturat skuadra të vogla.

Në këtë sezon, Milani ka lënë pikë të rëndësishme përballë të voglave, madje duke pësuar disfata edhe para publikut të vet.

Humbja në Firence dhe barazimi në Udine djegin ende, por nuk janë asgjë krahasuar me humbjet në “San Siro” përballë Sasuolos dhe Specias. Pikë të lëna të cilat mund ta pozicionin në krye të renditjes, aq më tepër pas fitores në derbi.

Related posts

BEFASON Hazard: Mourino s’është AVENTURIER si Guardiola, do DËSHIROJA të…

Isa.Autor

PSG e ‘llahtarshme’ në Francë, shpartallohet Dijoni

Q.Autor

ADOLFO SORMANI RIKTHEHET TE PARTIZANI/ Trajneri italian firmos për 2.5 vite

F.autor

Leave a Comment