Futboll Sport

I PRENË ORGANET GJENTIALE/ Masakra e futbollistit të njohur, ja si “përdhunimi” po del një…(FOTO)

Hetimi rreth vrasjes së futbollistit Daniel Correa po mban pezull Brazilin, pasi tashmë historia e tij është kthyer në një telenovelë me seri, për shkak të deklaratave kontradiktore dhe fakteve që po zbulojnë gënjeshtra.

I akuzuari për vrasjen e futbollistit, Edson Brittes Júnior, si dhe vajza e tij 18-vjeçare Allana Brites, u shfaqën në një video ku tregonin versionin e tyre të ngjarjes, duke pretenduar se Daniel Correa përdhunoi bashkëshorten e Edson Brittes Júnior dhe ky i fundit kreu një krim pasioni, kur gjeti futbollistin në dhomë me bashkëshorten.

Megjithatë, nëna e futbollistit nga Sao Paulo deklaron se autori i krimit ka gënjyer, gjë që mbështetet edhe nga një dëshmitar anonim dhe nga disa foto në Whatsapp.

Trupi i futbollistit u gjend të shtunën e shkuar në një pyll, pranë një rruge dytësore, me fytin të prerë dhe organet gjenitale të këputura.

KONTRADIKTAT E SË BIJËS, ALLANA BRITES

“Kur hapëm derën, Correa ishte mbi mamanë time dhe po mundohej ta përdhunonte. Ajo po bërtiste, ndërsa ai nuk po ndalej, ndaj gjithë bota do e kishte sulmuar”, tha 18-vjeçarja Allana, e cila e kishte ftuar futbollistin në një mbrëmje për të festuar ditëlindjen e saj.

Megjithatë, e ëma e futbollistit, Eliana Correa, tregoi edhe një provë që kundërshtonte deklaratën e 18-vjeçares. Pas zhdukjes së futbollistit, 12 orë më vonë Eliana nisi t’i dërgonte mesazhe Allana-s, duke e  pyetur ku ishte Danieli. Allana e siguroi se ishte nisur për në shtëpi dhe se e puthi para se të ikte. “Duhet të jetë në ndonjë hotel këtu afër. Po shkoj të kërkoj me prindërit”, i shkruante Allana, për ta qetësuar. Më pas, kur u zbulua trupi pa jetë i futbollistit, Allana i shkroi së ëmës mesazh: “O zot, nuk është e mundur”.

Në videon ku jep versionin e ngjarjeve, e bija e vrasësit të futbollistit siguron që nuk ishte shoqe me Daniel Correan dhe se njihej prej pak kohësh, por ndërkohë në Instagram ekzistonte një foto ku Correa ishte në shtëpinë e Allana-s edhe para një viti, sërish për festën e ditëlindjes.

KONTRADIKTAT E TË DYSHUARIT, EDSON BRITTES

Sipërmarrësi i njohur me nofkën “Juninho” rrëfeu krimin nëpërmjet një videoje. Edhe versioni i tij ka disa gjëra që nuk shkojnë. “I lava dhëmbët, i vesha pizhamet dhe e çova të flinte”, tha ai për bashkëshorten.

Megjithatë, më pas dolën foto të Daniel Correas në shtrat me Cristiana Brittes, ndërsa kjo flinte qetësisht, ndërsa nuk kishte veshur pizhame, por rrobat me të cilat kishte qenë në festën e ditëlindjes së vajzës.

“Shqeva derën dhe e gjeta mbi gruan time, e cila bërtiste dhe kërkonte ndihmë”, tha Edson Brittes, por edhe kjo deklaratë ngjall dyshime, pasi një dëshmitar tha që dera ishte hapur normalisht, pa goditje. Gjithashtu, dëshmitari tha se babai i Allana-s u kërkoi të pranishmëve që të tregonin të njëjtin version të historisë.

MESAZHET WHATSAPP

Në qarkullim kanë dalë edhe foto të futbollistit me femrën “e përdhunuar”, ndërsa Daniel i shkruante një shoku se po bënte qejf me mamanë e Allana-s dhe se festa ishte e mbushur me femra. Natyrisht, kjo tregon që futbollisti “playboy” ishte paksa kokëshkretë dhe luajti me zjarrin, por nga ana tjetër versioni i përdhunimit bie poshtë nga të dhënat e fundit.

Related posts

PSE PSG NUK I TREMB KUNDËRSHTARËT? Gazetari ngacmon, Pochettino pas fitores: E vërteta është një tjetër

Delo.autor

Shorti i Champions League në 19 qershor, ja shpresat e Skënderbeut

Sadik.Autor

PRANË RIKTHIMIT/ Atletico sakrifikon idhullin e tifozëve për të marrë Alvaro Morata

Delo.autor

Leave a Comment