Futboll Sport

ZYRTARE/ Start katastrofik i sezonit, klubi i njohur merr vendimin drastik për trajnerin

Asnjë pikë në 6 ndeshje! Ky është bilanci i skuadrës së Bokumit, ku ka nisur sezonin në mënyrën më katastrofike të mundshme.

TOMAS REIS

Me këtë start në Bundesligë, drejtuesit kanë parë përtej teksa kanë shkarkuar me efekt të menjëhershëm trajnerin e tyre, Tomas Reis dhe zv.trajnerin Markus Gellhaus.

Teknik i përkohshëm në pankinën e bardhebluve do të jetë trajneri i ekipit U-19, Helko Butsher.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bokumit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke konfirmuar “divorcin” me 48-vjeçarin gjerman.

Reis e mori në drejtim Bokumin më 6 shtator 2019 teksa ka numëruar edhe 112 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të fitojë 50 ndeshje, barazuar 21 dhe humbur 41.

Aktualisht bilanci i Bokumit në Bundesligë është i frikshëm, nga 6 ndeshje nuk kanë arritur asnjë fitore, asnjë barazim dhe kanë marrë 6 humbje, me një golavarazh 4-18, duke qenë mbrojtja më e dobët e kampionatit.

Related posts

Rusi 2018/ Kombëtarja e Spanjës me leksione për VAR para botërorit

Sadik.Autor

Shënohen dy gola të shpejt në ndeshjen Francë – Irlandë (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Apolonia-Tirana. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment