Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Ze Maria apo ndonjë trajner tjetër, kush do të vijojë të jetë në krye të pankinës së Tiranës? Kjo është pyetja e shpeshtë që po bëjnë sportdashësit shqiptarë që pas humbjes së bardhebluve në derbi 1-0. Pozitat e brazilianit janë tejet të lëkundura dhe gjasat janë që ai mos të vijojë të jetë më në krye të 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Sot, presidenti Refik Halili ka takuar trajnerin Ze Maria së bashku me menaxherin e skuadrës, Hektor Çomon. Prej orës 8 e 30 të mëngjesit e deri më tani, ata ndodhen së bashku duke biseduar në ambientet e Vilës “Gold”.

Ende s’ka diçka zyrtare, por pritet që po insistohet që palët të mbyllin bashkëpunimin me konsensus. Zhvillime të reja priten në vijim për sa i përket të ardhmes së pankinës së Tiranës.

Related posts

VITET KALOJNË KLASI MEBETET/ Carlos Tevez shënon një SUPER GOL në Argjentinë, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

TOTTENHAM KRYEN TESTET E FUNDIT/ Shënohet goli i parë në stadiumit më të shtrenjtë në botë (VIDEO)

Delo.autor

BYLIS KOMPLETOHET PARA PARTIZANIT/ Ballshiotët prezantojnë edhe dy lojtarët në huazim nga “Demat”

Delo.autor

Leave a Comment