Futboll Seria A Sport

INTER KA NJË KONKURENT TË FORTË/ Klubi italian futet në garë për Luka Modriç

 Si asnjëherë tjetër, “Santiago Bernabeu” ishte kundër Sergio Ramos dhe shokëve të tij.

Ramos, Marcelo dhe Modriç kanë mbi supe peshën e rëndë të një Real Madrid që dinte vetëm të fitonte. Perfomanca e tyre në rënie, mosmarrëveshja në dhomat e zhveshjes, deklaratat në media, mbyllja e derës për Antonio Conte dhe një kohë e gjatë pa rezultate pozitive kanë ushqyer Madridin kohëve të fundit.

Te “Los Blancos” po kërkojnë blerje të reja, por tek ta po shfaqet një problem edhe më serioz: të jenë në gjendje që të mbajnë yjet e skuadrës. Luka Modriç është një prej futbollistëve që ka ofertë të shumta, nga Premier League, nga MLS, Seria A ku Inter ka qenë më “kokëforti”, por së fundmi interes për të ka shfaqur edhe Juventus. Kampionët italian kanë në qendër të vëmendjes kroatin, për të përforcuar një ekip me Cristiano Ronaldon që kërkon shumë.

Marrëdhënia e nënkampionit të botës me portugezin në fushë ishte e jashtëzakonshme dhe situata jo e mirë e Real Madrid mund të jetë një shtysë për Modriç të lërë “Santiago Bernabeu”.

Related posts

Orges SHEHI shpjegon “ngërçin” me BREGUN: Nuk është taksative që një lojtar t’i japë dorën trajnerit

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ BJELLORUSISË/ Ja momenti kur presidenti Duka feston bashkë me lojtarët e Kombëtares (VIDEO)

Delo.autor

Messi nuk e dëshiron te Barça/ Griezmann po transferohet drejt një tjetër klubi

Delo.autor

Leave a Comment