Futboll Seria A Sport

INTER VAZHDON TË ECI PËRPARA / 5 “SHUPLAKA” ndaj Genoas në San Siro

Inter vazhdon ecurinë fantastike në Serie A. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka mposhtur me lehtësi Genoa-n në San Siro me rezultatin e pastër 3-0. Me këtë fitore, zikaltrit tani ndodhen vetëm tre pikë larg Juventus-it në vend të dytë, me ekipin torinez që luan më vonë ditën e sotme dhe ka mundësi të rikthejë diferencën e gjashtë pikëve me një fitore ndaj Cagliari-t.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 14’ me golin e Gagliardini-t. Mesfushori i talentuar italian megjithëse kohët e fundit nuk ka luajtur shumë, ka shfrytëzuar mundësinë e tij duke pasur një impakt të menjëhershëm. Vetëm dy minuta më pas Inter dyfishon rezultatin me Mateo Politano-n. Kjo është hera e parë që pas prillit të 1996-ës që dy italianë shënojnë dy gola për Inter në 20 minutat e para. Atëherë ishin Branca dhe Carbone.

Me golin e dytë Inter luan me qetësi dhe vetëbesim të madh duke mos lejuar miqtë të rrezikojnë thuajse asnjëherë portën e tyre. Rasti i vetëm i Genoa-s, (nëse mund të quhet rast), është gabimi trashanik i Handanovic, i cili për pak sa nuk dërgon topin në rrjetën e tij. Pas pushimit Inter vulos përfundimisht fitoren me dopietën e Gagliardini-t. Në fund, kishte kohë edhe për Joao Mario-n të shënonte golin e parë të sezonit me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Ai është rikthyer dhe është një armë më shumë e këtij Inter-i të frikshëm. Por zikaltrit nuk kishin të ngopur, Nainggolan i rikthyer nga dëmtimi ka shënuar golin e pestë në sekondat e fundit të takimit. Një fitore e madhe.

Related posts

LUFTË NË ARGJENTINË/ Tifozët sulmojnë egërsisht policinë (VIDEO)

Isa.Autor

MBYLL SEZONIN ME NJË TROFE/ Elis Bakaj fiton Kupën e Bjellorusisë (VIDEO)

Delo.autor

Goli më i bukur i Botërorit, FIFA hap sondazhin në faqen zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment