Formula 1 Sport

VETTEL HARRON RAIKKONEN/ Bashkëpunim maksimal me Leclerc për titullin kampion

Sebastian Vettel, vitin tjetër do të ketë në krah si shok skuadre te Ferrari një prej pilotëve të rinj më premtues në Formula 1, Charles Leclerc. Ky i fundit do të zërë vendin e finlandezit Kimi Raikkonen. Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, por asnjë titull me “kokëkuqen”, beson se ardhja e një piloti të ri dhe premtues është një gjë e mirë për të ardhmen e Ferrarit dhe mendon që tani për marrëdhënien që do të ketë me shokun e ri të skuadrës.

Jam i sigurtë se do të jetë ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri më tani. Charles është i ri  dhe ka shumë ambicje për të ardhmen, por duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në pistë. Ai dëshiron të më mundë, ashtu sikurse unë synoj ta mund atë, kjo është normale. Por e rëndësishme është që të punojmë duke ecur në të njëjtin drejtim për të fituar titullin kampion”, tha Vettel.

Më tej, piloti gjerman shprehet se nëse do të jetë e nevojshme do ta ndihmojë Leclerc, duke qenë se ka më shumë përvojë. “Jam shoku i tij i skuadrës, jam këtu edhe për ta ndihmuar. Nuk imagjinoj kurrë që të pilotoj në dëm të tij. Kjo nuk ka ndodhur kurrë me Kimi, ndaj ne të dy shkojmë shumë mirë në pistë dhe jashtë saj”, u shpreh Sebastian Vettel.

Related posts

KRITIKA E RADHËS NDAJ KIMMICH/ Gomez: Do luanim edhe një vit pa tifozë nëse do silleshim si ai

Delo.autor

Pesë takime në Superligë për ditën e sotme, FSHF vendos për “bilbilat” e të gjitha sfidave

Sadik.Autor

JUVENTUS-GENOA/ Rikthehet CR7, Douglas Costa dhe Ramsey në formacion. ja ylli që mungon

Delo.autor

Leave a Comment