Futboll Premier League Sport

ISH-LOJTARI I MAN UNITED/ ​Rooney: Pogba dhe Lukaku duhet të jenë më të përgjegjshëm

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka thënë se Paul Pogba, Romelu Lukaku dhe disa lojtarë të tjerë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi në ndeshjet e rëndësishme në mënyrë që “Djajtë e kuq” të arrijnë sa më shumë këtë sezon.

“Djajtë e kuq” nuk e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të Premierligës, pasi që për momentin ata radhiten në pozitën e tetë në tabelën e ligës, transmeton Gazeta Express.

Përveç trajnerit Jose Mourinho, i cili është kritikuar mjaft shumë këtë sezon dhe është vënë në dyshim aftësia e tij për të qenë trajner i këtij klubi, kritika kanë marrë edhe disa nga futbollistët e klubit, ndër të cilët më së shumti Pogba.

Edhe Rooney beson se i takon yjeve të skuadrës të marrin më shumë përgjegjësi dhe të shënojnë më shumë gola në ndeshjet e vështira, duke shtuar se Mourinho duhet të punojnë për ndërtimin e skuadrës.

“Jose mund ta bëjë atë që unë e di se ai do të jetë duke e bërë – ai do të jetë duke punuar me skuadrës dhe do të jetë duke i mësuar ata si të organizohen gjatë ndeshje”, ka thënë Rooney, i cili tani luan për klubin amerikan, Major League Soccer (MLS).

“Por, mendoj se një pjesë e madhe e përgjegjësisë duhet të shkojë edhe te lojtarët. Ata dalin në fushë dhe duhet ta marrin këtë përgjegjësi. Do të ketë momente të vështira në ndeshje të vështira, dhe në këto raste lojtarët e mëdhenj duhet ta dëshmojnë veten”.

“Ata kanë lojtari si Anthony Martial, Paul Pogba, Marcus Rashford dhe Romelu Lukaku. Kur ndeshjet nuk janë duke shkuar mirë, këta duhet të jenë lojtarët të cilët arrijnë të shënojnë dhe i fitojnë ndeshjet, duke i qetësuar të gjithë”.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Kulibali elektrizon stadiumin, shikoni çfarë mbyllje i bën Mbapesë (VIDEO)

Isa.Autor

GRIEZMANN E NIS TERS/ Yjet e Barcelonës tallen me të, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

SUPER GOL CALHANOGLU/ Tifozët “kuqezi” irritohen duke goditur me shishe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment