Futboll Premier League Sport

JANË NË KAOS/ Mourinho kërcënon “Djajtë”: Qëndroni në shtëpi nëse keni…

Jose Mourinho ka kërcënuar futbollistët e tij te Manchester United, duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, nëse ata nuk mund të përballojnë dot presionin e të luajturit në “Old Trafford”. Një statistikë e tmerrshme ka bërë që këmbët e lojtarëve të “Djallit të Kuq” të dridhen para tifozëve të tyre, pasi United ka fituar vetëm 3 nga 9 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, përfshirë këtu edhe rezultatin më të fundit negativ, barazimin 0-0 kundër Crystal Palace, të shtunën.

Gjithsesi, Manchester United ka shansin që të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër të Champions League, nëse do të arrijnë të mposhtin Young Boys, kur zviceranët do të vizitojnë “Djajtë” në Old Trafford mbrëmjen e të martës. “Nëse ndjeni presion, atëherë qëndroni në shtëpi, dhe kur them shtëpi nuk e kam fjalën për stadiumin tonë, porn ë shtëpi shtëpi për të parë televizor.

Kur vijnë njerëzit për t’ju mbështetur, hajdeni. Unë nuk ndjej presion të luaj në shtëpi. Unë mendoj se do të ishte mungesë respekti për stadiumin dhe tifozët të thuash se preferojmë të luajmë në transfertë, më mirë se në shtëpi. Unë refuzoj absolutisht ta mendoj atë. A preferoj unë të ndeshem me Young Boys këtu, apo të shkoj në Bern? Do të thoja menjëherë të luaja në shtëpi. Gjithmonë”, deklaroi trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.

Related posts

ZYRTARE/ Merret vendimi i rëndësishëm për “El Clasico” e parë të sezonit

Delo.autor

RiIKTHEU KLUBIN NË PREMIER PAS 16 VITESH/ Emër rruge dhe rrogë sa e Solskjaer për Bielsën

Delo.autor

REALI NË TELASHE/ Ramos kërkon largimin. 4 klube në garë për kapitenin

F.autor

Leave a Comment