Futboll Premier League Sport

JUVENTUS KËMBËNGUL/ Murinjo në kundërsulm: Doni Pogba? Më jepni mesfushorin tuaj

Juventusi pret Mançester Junajtid të mërkurën për ndeshjen e katërt të fazës së grupeve në Champions. Bardhezinjtë kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar më tej, ndërsa “Djajtë e Kuq” do të bëjnë maksimumin për të marrë pikë në këtë ndeshje.

Pol Pogba, i cili është një objektiv i italianëve në merkato, do të rikthehet në “Allianz Stadium” për herë të parë që nga transferimi drejt Anglisë në verën e vitit 2016.

Juventus nuk heq dorë nga 25-vjeçari dhe francezi shpreson të rikthehet në Torino. Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i bardhezinjve vazhdon punën për të gjetur marrëveshjen me lojtarin dhe klubin e Mançester Junajtid për të transferuar Kampionin e Botës nën urdhrat e Maks Alegrit. Zyrtari i Juventusit vazhdon kontaktet me klubin anglez, por këta të fundit kanë bërë një kërkesë sa i përket kësaj çështje.

Siç citon “Sky Sport”, Zhoze Murinjo kërkon Miralem Pjaniç dhe kërkon përfshirjen e mesfushorit boshnjak në këtë tratativë. Një gjë e tillë kundërshtohet nga bardhezinjtë, të cilët sapo kanë rinovuar kontratën e 28-vjeçarit deri në vitin 2023. Megjithatë, tratativat vazhdojnë dhe palët po punojnë për të gjetur marrëveshjen, por Murinjo e ka bërë të qartë. Doni Pogba? Më jepni Pjaniç…

Related posts

“THE BEST”/ Lojtari më i mirë për vitin 2020. Ja kush janë TRE finalistët

F.autor

E duan Napoli dhe Fiorentina, fantazisti shqiptar i gatshëm për hapin galopant në karrierë

Sadik.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Presidenti Takaj arrin marrëveshjen me yllin e Flamurtarit…

Delo.autor

Leave a Comment