Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI DO REVANSHIN/ “VETËTIMA” pritet ta nis nga minuta e parë ndaj Cagliarit

Deri më tani nuk ka qenë sezoni i Douglas Costa. Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Falë rritjes së konsiderueshme në sezonin e kaluar, Juventusi pret pak më shumë nga numri 11. Nga ana tjetër, aktualisht ka luajtur në 8 ndeshje, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Udhërrëfyesi, natyrisht, duhet të kontekstualizohet, duke marrë parasysh gjestin e keq, që e çoi ish-lojtarin e Bayern Munich në skualifikimin me 4 ndeshje, pasi pshtyu kundërshtarin, Federico Di Francesco, në sfidën ndaj Sassuolos.

Nga ky episod, në fakt, një nga lojtarët më të mirë të Juventusit humbi besimin dhe, mbi të gjitha, ritmin dhe vijueshmërinë e aktivizimit. E gjitha kjo u shoqërua edhe nga një problem i muskujve.
Douglas Costa, në ndeshjet e fundit, që i ka filluar nga stoli, nuk ka ndikuar: as në Genoa, as kundër Empolit.

“Ai ka kaluar një muaj i pezulluar dhe me disa lëndime, ndërsa tani po shërohet dhe kap formën e mirë”, – tha Max Allegri me ironinë e tij të zakonshme, në prag të sfidës kundër Cagliari, duke fotografuar momentin e anësorit brazilian.

Por, duke filluar nga sfida e sotme, muzika mund të ndryshojë. Trajneri nga Livorno, në fakt, ka menduar ta aktivizojë Douglas Costa si titullar. Duke i besuar atij një mision të qartë: krahun e djathtë.

Formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Benatia, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Ronaldo, Dybala.
CAGLIARI (4-3-1-2): Cragno; Srna, Pisacane, Ceppitelli, Padoin; Ionita, Bradaric, Barella; Castro; João Pedro, Pavoletti.

Related posts

NJOFTON TËRHEQJEN/ Majlinda Kelmendi: E mbyll këtu karrierën time, doja ta bëja para Lojrave Olimpike

F.autor

E BUJSHME/ Shans i madh për Gjimshitin, mbrojtësi i kombëtares nën shënjestrën e Milanit

Delo.autor

ISH-KAMPIONI I BOTËS KËRKON RIKTHIMIN NË FRON/ Joshua ngre zërin: Atij do t’ia fshij një herë e mirë emrin

Delo.autor

Leave a Comment