Bundesliga Futboll Sport

NEUER “MBRET” I PORTËS, MULLER GJERMAN TIPIK/ Ja notat e Bayern Munich në fitoren ndaj Sevillas

Në prani të 15.180 ti fozëve, Bajerni i Mynihut arriti të fitonte trofeun e katërt në pak muaj. Skuadra e Hansi Flik mundi në finalen e Superkupës së Europës Sevijen me rezultatin 2-1. Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe në kohën shtesë ishte Havi Martinez ai që i dha trofeun Bajernit. Më poshtë mund të shikoni notat e lojtarëve:

NOJER 8 – Ju prezantojmë mbretin e portës, jo vetëm pret, por edhe luan me këmbë. Nëse me pritjen ndaj El Nesirit shmang humbjen, ai menaxhon dhe shpërndan edhe lojën. Vështirë se gjen më të mirë në botë me këmbë se gjermani.

PAVAR 6 – E nis shumë fort, por humb kthjelltësinë me kalimin e minutave, aq sa Sevija është gjithmonë e rrezikshme nga korsia e saj.

ZYLE 6 – Fizik prej superheroi, por në aksionin e penalltisë, edhe pse ishte Alaba që shkaktoi faullin deciziv, humb duelin me De Jongun. Më pak i sigurt se herët e tjera.

ALABA 5.5 – Fajtor në shkaktimin e penalltisë që i jep avantazhin Sevijes dhe në topat e lartë, spanjollët luajnë gjithmonë në zonën e tij. Gjithsesi lë gjurmën e tij në golin e 2-1, pasi Martinez godet në rrjetë gjuajtjen e grushtuar nga austriaku. Në të 112-ën ia lë vendin Boatengut (pa notë).

HERNANDEZ 6 – Anësorët e Sevijes janë “klientë” të hidhur, gjithsesi mes detyrave sulmuese dhe atyre mbrojtëse, francezi duket sikur ka 7 mushkëri në kraharor. Në të 97-ën Havi Martinez (nota 8), i cili në minutat e fundit të kohës shtesë jo vetëm që e shkruan, por e përsërit historinë, duke qenë se ishte goli i tij edhe në vitin 2013, që i dhuroi Superkupën Bajernit.

KIMISH 7 – Ky djalosh nuk njeh limite: mbron, rikuperon, organizon dhe godet portën. Thjesht “pikturon” futboll në fushë.

GORECKA 7 – Nëse Bajerni nuk arrin të shënojë me goditjen e parë, muskulozi i mesfushës gjendet gjithmonë në vendin dhe në kohën e duhur, si në momentin e barazimit. Një orë zvicerane në finalizimet e mbetura pezull. Në të 97-ën Dejvis (pa notë).

GNABRI 6.5 – Teknikisht dhe taktikisht është fantastik. Nuk lë vulën e tij në Budapest, por kur niset me topin në këmbë përhap panik.

bAJERN 1-1

MYLER 7.5 – Aksioni që sjell golin e Goreckës nis nga një shpikje e tij. Nëse ka një gjerman tipik në futbollin e sotëm, është vetëm Myler: vetëbesim, përqendrim dhe cinizëm.

SANE 6 – Kundër Shalkes u pa i pakapshëm, duke dhuruar driblime dhe gol. Por shpejtësia e lojtarëve të Sevijes e fut në kurth disa herë. Në të 70-ën Toliso (nota 6), me francezin që zbret menjëherë në fushë dhe nis të godasë me “stil” kaviljet e rivalëve.

LEVANDOVSKI 7 – NJË spondë prej bilardisti në golin e Goreckës. Sevija i kishte marrë mirë masat për të, por edhe njëherë tjetër, ishte një natë e denjë për “Top të Artë”, ndonëse nuk shënoi.

TRAJNERI FLIK 7 – Nëse kërkoni të tregoni një histori gjermane, atëherë merrni atë të Flikut si shembull: punë, lodhje, studim, precizion dhe vazhdimësi. Trofeu i katërt për atë që deri në tetorin e vitit të kaluar ishte ndihmësi i Niko Kovaçit… Absurditet!

Related posts

Arsyet që e mbajnë Zinedine Zidane te Real Madridi

Sadik.Autor

HYSAJ dhuron SPEKTAKËL/ NAPOLI rikthehet tek fitorja me Sassuolon (VIDEO)

Isa.Autor

RIKTHIMI I BUJSHËM NË PREMIER/ Mesfushori “SHFAQET” pas 1 viti e gjysmë…

Delo.autor

Leave a Comment